Home Shëndetësi Sëmundja e Alzhaimerit

Sëmundja e Alzhaimerit

Sëmundja e AlzhaimeritRreziku nga sëmundja e Alzhaimerit varet nga përqendrimi i leptinës, hormonit për kontroll të oreksit në trup, thuhet në një studim të ri amerikan, i cili hap rrugën për veprime të reja në kurimin e kësaj sëmundjeje.

Ky zbulim mbështet të dhënat eksperimentale të para ca kohe, që tregojnë se leptina e përmirëson kujtesën tek kafshët dhe çon në përfundimin se bëhet fjalë për hormonin i cili nxit një varg procesesh në sistemin e mesëm nervor”, shkruajnë autorët e studimit në numrin e ri të revistës “JAMA”.

Leptina, e cila pas ngrënies prodhon qeliza të indeve yndyrore, i dërgon trurit sinjal se kemi ngrënë mjaft.Studimi i cili më shumë se 12 vjet është kryer në mesin e qindra personave, tregon se personat me nivel të ulët të leptinës, janë më të dhënë pas sëmundjes nga sëmundjet neurologjike, se sa personat me nivel më të lartë.

Një e katërta e të anketuarve me përqendrim të ulët të leptinës, janë sëmurë nga sëmundja e Alzhaimerit, ndërsa vetëm 6 për qind nga grupi me nivel më të lartë.

Për këtë arsye, ekspertët mendojnë se niveli i leptinës mund të ndihmoj në diagnostikimin e sëmundjes, ndërsa gjithashtu ky zbulim do të mundësojë përparim në gjetjen e mënyrave të reja për kurimin e saj.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...