Home Këshilla për Prindër Sëmundjet e fëmijëve

Sëmundjet e fëmijëve

Fjala sëmundjet e fëmijëve përfshin shumë sëmundje, nga të cilat mund të sëmuren fëmijët. Sëmundjet më të zakonshme të fëmijëve do të përshkruhen këtu:

Variçella (skoldkopper)

Një fëmijë me variçellë mund t’jua ngjisi fëmijëve të tjerë, para se vetë sëmundja të shfaqi shenjat e saj.

Kjo ndodh për shkak se duhet të kalojnë të paktën dy javë që kur fëmijës i është ngjitur sëmundja derisa ti shfaqen fshikëza të kuqe nëpër të gjithë trupin. Fëmija mund të ketë temperaturë, dhe fshikëzat e kuqe mund ti kruhen shumë. Fëmija duhet të qëndrojë në shtëpi, derisa koret nga fshikëzat ti kenë rënë, dhe nga plagët e vogla nuk rrjedhin më sekrecione.

“Sëmundja e pëllëmbës” (lussingesyge)

Lussingesyge kap fëmijët sidomos në moshat midis pesë dhe dymbëdhjetë vjeç. Që nga koha që i ngjitet sëmundja e derisa sëmundja shfaqet, kalojnë rreth dy javë. Sëmundja shfaqet si një skuqje në faqe ( që ngjan si një qëllim me pëllëmbë), në krahë dhe këmbë. Kur gruaja është shtatzanë duhet të mos ti ngjitet kjo sëmundje sepse mund të shkaktoj abort spontan të fetusit. Prandaj institucionet ditore që kanë fëmijë me këtë sëmundje, duhet të lajmërojnë dhe tua bëjnë të ditur të tjerëve.

Kolla e mirë (kighoste)

Kur fëmijës i është ngjitur kolla e mirë kalojnë një deri në dy javë para se sëmundja të shfaqet. Sëmundja shkakton kollitje të gjata , shpesh natën që shoqërohen me një frymëmarrje gërvishtëse dhe ndonjëherë me të vjella. Sëmundja ngjitet kryesisht javën e parë prandaj në këtë periudhë është mirë që fëmija mos të jetë në kontakt me fëmijët e tjerë (sidomos me fëmijë nën moshën një vjeç, sepse te këta sëmundja mund të jetë vdekje prurëse).

Ethja e skarlatinës (skarlagensfeber)

Që kur fëmijës i ngjitet sëmundja derisa sëmundja shfaqet kalojnë tre ditë deri në një javë. Sëmundja shkakton infeksion të grykës, (dhimbje gryke) dhe të skuqura në kofshë dhe nën krahë. Gjuha mund të reagojë gjithashtu duke u bërë e ashpër me njolla dhe e kuqe. Ethja e skarlatinës trajtohet me antibiotikë që ndihmojnë menjëherë. Pas reth tre ditësh të trajtimit me antibiotikë fëmija nuk ja ngjit më sëmundjen të tjerëve.

Ethja tre ditore (tredagesfeber)

Ethja tre ditore kap kryesisht vetëm fëmijët nga gjashtë muajsh deri në tre vjet. Që kur fëmijës i është ngjitur sëmundja derisa sëmundja shfaqet , kalojnë reth dy javë. Sëmundja fillon me një temperaturë të lartë (deri në 40º C). Pas tre ditësh ethja ulet menjëherë, dhe shfaqet një skuqje, që fillon në trup dhe pastaj përhapet nëpër krahë dhe këmbë. Skuqja zhduket kryesisht pas 12 orësh.

Sëmundja dorë-këmbë-gojë” (hånd-fod-mund-sygdom)

Që kur fëmijës i është ngjitur sëmundja derisa sëmundja shfaqet kalojnë dy deri në tre ditë. Sëmundja shfaqet me fshikëza të vogla në gojë, në duar dhe këmbë. Sëmundja shoqërohet gjithashtu me ethe. Fëmija mund tua ngjisë sëmundjen fëmijëve të tjerë sa kohë ka fshikëza në vendet e përmendura më lartë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...