Semundjet nga te cilat meshkujt jane te rrezikuar

Ditet e sotme jane perhapur shume semundje si kanceri, paraliza, diabeti, semundjet e zemres etj.

Vecanerisht meshkujt qe jane te ekspozuar shume ndaj stresit dhe nuk tregojne kujdes ndaj ushqyerjes, jane me te rrezikuar nga keto semundje.

Por specialistet bejne te ditur se me ane te disa metodave te thjeshta qe mund ti praktikoni, ju mund te parandaloni keto semundje.

Specialistet gjithashtu pohojne se mund te parandalohen faktoret te cilet rrezikojne shendetin e meshkujve. Ja se cfare duhet te beni per nje jete te shendetshme sipas statistikave angleze per parandalimin e semundjeve.

Semundjet e zemres: Shqetesimi me i madh qe rrezikon shendetin e muskujve jane semundjet e zemres. Ju mund t’i parandaloni keto semundje, duke respektuar udhezimet e meposhtme:

-Duhanpirja, nese pini cigare lereni menjhere dhe qendroni larg prijes pasive te duhanit.

-Ushqehuni shendetshem, perdorni perimet, zarzavatet, frutat, dritherat, produktet e pasura me fibra dhe burime te proteinave pa yndyre sic eshte peshku. Qendroni larg produkteve te pasura me yndyre dhe kripe.

-Kontrolloni shpesh semundjet kronike, si p.sh kolesteroli, apo tensioni, degjoni keshillat e mjekut. Nese vuani nga diabeti kontrolloni shqeqerin ne gjak.

-Merruni me aktivitete fizike, beni ecje, vrap ose aktivitete te tjera sportive.

-Ruani peshen standarte, kilet e teperta rrisin rrezikun e semundjes se zemres.

-Shmangni stresin, mundohuni te mbani veten me optimizem.

Kanceri: Kanceri i mushkerive, lekures, prostates, jane nga llojet me shqetesuese te kancerit per meshkuj. Ndiqni keshillat per te pakesuar rrezikun e kancerit.

-Mos pini duhan, cdo lloj tymi lidhet ngushte me kancerin. Prandaj qendroni larg duhanit.

-Qendroni ne forme, dobesimi apo marrja e kileve te teperta mund te ulin rriskun e kancerit.

-Levizni, aktiviteti fizik ju ndihmon te kontrolloni kilet tuaja dhe te ule rrezikun e shfaqjes se kancerit.

-Kosmumoni ushqim te shendetshem.

-Mbrohuni nga dielli dhe beni vizitat kryesore tek mjeku.

Aksidentet: Perplasjet mes makinave dhe motorreve, shkatojne aksidente fatale. Perdorni rripin e sigurimit, shmangni shpejtesine mbi normat e lejuara, si dhe mos ngisni makinen ne gjendje gjumi.

Diabeti tip 2. Lloji me i perhapur i diabetit, diabet tip 2 ndikon tek trupi juaj ne menyren e perdorimit te sheqerit. Nese diabeti nuk mbahet nen kontroll, mund te shkaktoje komplikacione te tjera si semundjet e zemres, probleme me syte, demtim te sistemit nervor etj. Per te parandaluar diabetin tip 2 duhet te beni ndryshime te medha ne menyren e te ushqyerit. Ushqehuni shendetshem dhe beni aktivitet fizik. Nese jeni mbi peshe duhet te dobesoheni.

Gjithashtu per shmangien e te gjitha ketyre semundjeve eshte shume e rendesishme te ndiqni nje stil jetese te rregullt e te shendetshem. Ushqehuni ne menyre te shendetshme, qendroni larg yndrnave dhe kriperave, si dhe merruni me aktivitet sportiv.