Home Shëndetësi Semundjet ngjitese

Semundjet ngjitese

Mekanizmat me të cilët agjenset infektiv shkaktojnë sëmundjen jane dy aspekt të ndara, por të ndërlidhura:

– Veçoritë specifike të organizmave të cilët shkaktojnë sëmundjen
– Përgjigja e nikoqirit ndaj agjenseve infektive

AGJENSET INFEKTIVE

1. Viruset
– klasifikohen sipas llojit të acidit nukleinik të cilin e përmbajnë: ADN dhe ARN.
– viruset janë shkaktarët më të shpeshtë të sëmundjeve humane( me shume se 400 lloje)
– shume infekcione virale humane jane asimptomatike
– eshte me rendesi te dallohet infekcioni viral ( replikacioni te nikoqiri) dhe smundja virale ( replikacioni me demtim te indit )

2. Bakteriet
– janë qeliza prokariotike të cilat nga qelizat eukariotike dallohen pasi që nuk përmbajnë bërthamë as retikulum endoplazmatik. Por, bakteriet përmbajnë ADN dhe ARN, sintetizojnë proteine në ribozome dhe kanë membranë e cila është e përbërë nga ajo dyshtresore fosfolipide (gram-negative) të ndara me një shtresë të peptidoglikonet ose bakteriet me membranë të brendshme e cila është e rrethuar me një shtresë peptidoglikone (gram-pozitive).

3. Klamidia, rikeciet, mikoplazma
– këta agjens infektivë janë të ngjashëm me bakterie, por nuk i kanë disa struktura ose u mungojnë disa aftësi metabolitike (klamidia nuk mund të sintetizon ATP).

4. Myshqet
– mund të ndahen në ato të cilat mbesin në sipërfaqe dhe ato të cilat invadojnë në organe dhe thellë në inde. Parazitet protozoarë, Helmintet, Ektoparazitet

MBROJTJA E NIKOQIRIT NGA INFEKSIONI

Mbrojtja e nikoqirit nga infeksioni e prevenon hyrjen e mikrobeve në organizëm dhe në këtë mënyrë e pamundëson përhapjen e mëtejshme. Barrierat janë lëkura intakte dhe mukozat si dhe sekreti i cili formohet në këto sipërfaqe. Por disa shkaktarë mund të kalojnë këtë barrierë (shigella, mycobacterium tuberculosae…). Infeksionet e traktit respirator, gastrointestinal, gjinekouretral shkaktohen me mikroorganizma virulentë të cilët mund t’i dëmtojnë barrierat.

LEKURA
Lekura normale është e kolonizuar me bakere të ndryshme, kryesisht gram-pozitive. Bakteriet me keratocitet gjatë ditës largohen. Ph e ulët (5.5) dhe prania e acideve yndyrore e inhibojnë rritjen e bakterieve, kurse lëkura e lagët e mundëson deportimin e tyre. HPV, Treponema palidum, Staphylococus aureus (Impetigo, myshqet – të gjitha këto veprojnë më shumë kur ka lagështi dhe tempeatura është e lartë. Katetëret intravenozë te pacientët e hospitalizuar shpesh shkaktojnë bakteriemi me staphylococus ose organizma gram-negativë. Therrjet me gjilpëra te personeli shëndetësor dhe narkomanët e eksponojnë recipientin me gjak të infektuar dhe mund të bartin hepatitin B dhe infeksionin me HIV

SISTEMI RESPIRATOR
Mikrobet e mëdha ngjiten për cilie të qelizave epiteliale të pjesëve të sipërme të sistemit respirator. Mukusi i secernuar ka këtu rrol të rëndësishëm. Me aktivitet të cilieve këto mikrobe mund të gëltiten dhe të largohen. Organizmat më të vegjël shkojnë direkt në alveole ku i gëltisin makrofagët alveolarë ose neutrofilet.

TRAKTI DIGJESTIV
Shumica e patogjeneve të traktit gastrointestinal përhapet me ushqim dhe ujë të cilët janë të kontaminuar.

Mbrojtja nga mikroorganizmat:
– Shtresë e mukusit i cili i mvesh qelizat epiteliale
– Acidet në lëngun e lukthit
– Enzimet e pankeasit
– Veprimi i kripërave të biles
– Antikorpet sekretore

Përhapja e mikrobeve në organizëm:
– Mikrobet shpejt përhapen me rrugë jo të thata epiteliale të zorrëve, mushkërive, traktit genitouretral, kurse më ngadalë në sipërfaqen e thatë të lëkurës.
– Disa mikroorganizma nuk deportojnë me larg se epiteli (HPV), kurse të tjerët janë të aftë për të depërtuar.
– Rrugët e përhapjes janë indet me pak rezistenë si dhe nyjet limfatike dhe rrugët hematogjene.
– Stafilokoku – absces i lekurës – funukul – limfadenit regjional – bakteriemi (në disa raste) – abscese në organe të ndryshme

Dëmtimi i fetusit:
– Organizmet infektues qarkullojnë në gjakun e nënës dhe nga vagina vien në uterus ku e infektojnë placentën dhe frytin.
– Derisa infeksionet bakteriale placentare dhe fetale shkaktojnë lindje të parakohshme ose vdekje të fetusit, ato virale mund të shkaktojnë malformacione.

Rubela:
Tremujorshi i parë – mund të shkaktojë vese të zemrës, retardim mental, katarakte, kurse rubeola më vone shkakton ndryshime të lehta.

Lirimi i mikrobeve nga organizmiz
Mekanizmat për t’u liruar na organizmi:
– deskuamimi i lëkurës,
– kollitja,
– urinimi dhe
– defekimi.

PËRGJIGJJA NDAJ AGJENSËVE INFEKTIVË
Inflamacioni purulent:
– Reaksioni ndaj dëmtimit akut të indeve karakterizohet me permeabilitet vaskular të shtuar dhe eksudacion të neutrofileve/

Inflamacioni mononuklear:
– Infiltrati difuz intersticial është karakteristikë e proceseve kronike inflamatore. Në raste kur hasen te inflamacionet akute, kemi të bëjmë me infeksion viral, me bakterie intracelulare dhe parazite intracelulare. Inflamacioni granulomatoz është një formë speciale e inflamacionit mononuklear.

Inflamacioni nekrotizues:
– Te inflamacionet me mikroorganizma të cilët tajojnë toksine të cilët shumë shpejt shkaktojnë nekrozë të qelizave.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pirja e duhanit çon në këtë gjendje vdekjeprurëse

Gratë duhanpirëse rrezikohen nga zgjerimi (aneurizmi) i aortës së barkut, arteria më e madhe në trupin e njeriut, në krahasim me ato që nuk kanë pirë duhan kurrë. Kjo është një tjetër pasojë e pirjes së duhanit në një seri të njohur tashmë. Në një studim klinik, shkencëtarët raportuan që gratë duhanpirëse kishin katër herë më shumë të ngjarë të...