Home Shëndetësi Sëmundjet që lidhen nga çrregullimi i ciklit menstrual

Sëmundjet që lidhen nga çrregullimi i ciklit menstrual

Sëmundjet që lidhen nga çrregullimi i ciklit menstrualNëse keni cikël menstrual të çrregullt ju duhet të trajtoheni patjetër tek gjinekologu.

Sipas një studimi të ri nga Shoqata Amerikane e Zemrës, femrave të cilave periodat u fillojnë në moshën 10 vjeçare ose më të herët, kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe komplikime shëndetësore të lidhura me presionin e lartë të gjakut. Duke marrë në konsideratë disa faktorë që ndikojnë në ciklin menstrual të femrave janë përcaktuar lidhjet mes këtyre “problemeve” me gjendje të caktuara shëndetësore. Bëni një vizitë tek gjinekologu nëse mendoni se me periodat tuaj nuk shkon diçka.

Polycystic ovarian Syndrome (PCOS)

Gratë që kanë PCOS vuajnë nga mungesa e ekuilibrit hormonal që çon në probleme me periodat e tyre dhe aftësinë e tyre për të mbetur shtatzënë (gjithashtu mund të çojë në shtim të qimeve të tepërta në fytyrë, fryrje dhe efekte të tjera anësore). Për fat të mirë ka disa metoda, përfshirë marrjen e kontraceptivëve që mund të ndihmojnë në trajtimin e kësaj gjëndjeje.

Anemi

Nëse ju keni një rrjedhë super të rëndë, ju mund të jeni anemike. Anemia është një gjendje në të cilën gjakut i mungojnë qelizat e kuqe të gjakut ose hemoglobina. Kur kjo ndodh, trupi juaj nuk thith oksigjen të mjaftueshëm, duke ju bërë të ngadaltë dhe duke ju dhënë simptoma të tjera të pakëndshme, të tilla si dhimbje koke dhe marrje mendsh.

Kanceri i mitrës

Disa nga shenjat më të hershme të dukshme të kancerit të mitrës janë :gjakderdhje të parregullta, gjakderdhje pas menopauzës, gjakderdhje gjatë ditëve normale, dhimbjet e forta gjatë akteve seksuale.  Në këtë rast nuk duhet të tregoheni indiferente. Nëse keni probleme me periodat kjo gjë mund të shkaktohet nga tiroidet. Një ekzaminin do t’ju tregonte nëse çrregullimet tuaja të ciklit ndikohet nga sëmundja e tiroideve apo jo. Siç e shihni periodat nuk janë vetëm për t’ju thënë a jeni shtatzënë apo jo.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...