Home Shëndetësi Sëmundjet të indit lidhor

Sëmundjet të indit lidhor

Sëmundje të indit lidhorLupusi eritematoz sistemik është një nga sëmundjet inflamatore të ashtuquajtura ‘sëmundje të indit lidhor’.

Lupusi eritematoz sistemik është sëmundje kronike që karakterizohet nga prania e antitrupave të drejtuar ndaj bërthamave qelizore. Lupusi eritematoz sistemik prek çdo pjesë të trupit.

Procesi patologjik i lupusit eritematoz sistemik është hipersensitiviteti imun tip III.Shkaku i lupusit eritematoz sistemik nuk dihet.

Prek femrat 9 herë më shpesh se meshkujt. Tipikisht pacientja është vajzë ose grua e re.

Lupuset e tjera:
Fjala ‘lupus’ do të thotë ‘kafshim i lëkurës’.
Përveç lupusit eritematoz sistemik, egzistojnë edhe disa sëmundje të tjera emri i të cilave përmban fjalën ‘lupus’.
a. Lupus pernio: ky është emri që i jepet sarkoidozës të lëkurës.
b. Lupusi eritematoz kronik diskoid: njihet edhe thjesht si ‘lupusi eritematoz diskoid’.

Është proces patologjik i lëkurës (josistemik) që karakterizohet nga prania e një pllake eritematoze hiperkeratotike me teleangiektazi.

Ndryshe nga lupusi eritematoz sistemik, lupusi eritematoz diskoid mund të përfundojë me vrajë (cikatrice) të pjesës të lëkurës të prekur. Nganjëherë lupusi eritematoz sistemik zhvillohet pas lupusit eritematoz diskoid.

Lupusi eritematoz i shkaktuar nga barnat: proces krejt i ngjashëm me lupusin eritematoz sistemik por që ‘shërohet’ pas ndërprerjes të barit shkaktar.

Ndër barnat që mund të shkaktojnë pamje klinike të lupusit eritematoz sistemik janë prokainamidi, hidralazina, izoniazidi, dilantina, sulfonamidet, etj.

Shenjat dhe simptomat:1. Temperaturë.2. Prekje e lëkurës dhe e membranave mukoze:Eritemë e lëkurës: tipikisht eritema ka pamjen e ‘fluturës’ në fytyrë,Fotosensitivitet,Ulcera aftoze në gojë dhe nazofaring.3.Serozit: (i) pleurit, dhe (ii) perikardit.4. Poliartrit që prek duart, kyçet e duarve, gjunjët.5. Sistemi nervor:. Psikozë, Ndryshime të personalitetit.Përpëlitje epileptike.

6. Prekje e veshkave që mund të paraqitet si sindrom nefrotik ose nefritik. Nefriti i lupusit është pasojë e formimit të komplekseve DNA + antitrupa anti-DNA në veshka. Histologjikisht, prekja e veshkave nga lupusi është 6 llojesh:
a. Pamje histologjike normale.
b. Glomerulonefrit mezangial.
c. Glomerulonefrit proliferativ fokal.
d. Glomerulonefrit proliferativ difuz.
e. Glomerulonefrit membranoz.
f. Sklerozë globale.
7. Çrregullime hematologjike:
a. Anemi hemolitike, trombocitopeni, leukopeni.
b. Hiperkoagulizëm dhe trombozë.
c. Splenomegali.
8. Endokardit Libman Sacks.

D. Analizat laboratorike
1. ANA (antitrupat antibërthamorë – angl. antinuclear antibodies) janë sensitivë (98%) por nuk janë specifikë.
2. Antitrupat anti-ds-DNA janë shumë specifikë (99%).
3. Antitrupat anti-Smith anti-Sm janë specifikë por nuk janë sensitivë.
4. Antitrupat anti-Ro janë pozitivë në 50% të rasteve të lupusit ANA-negativ.
5. Antitrupat antiribozomalë P, antihistonë, dhe antineuronalë shoqërohen me rrezik të rritur për çrregullime neurologjike (cerebrit i lupusit).
6. Antitrupat antihistonë janë karakteristikë e lupusit të shkaktuar nga barnat (shih më sipër).
7. Antitrupat antifosfolipide shkaktojnë:
a. Pozitivitet të testit RPR ose VDRL për sifilisin.
b. Rritje të kohës të tromboplastinës të pjesshme (PTT). Antitrupat antifosfolipidë që shkaktojnë rritje të PTT-së njihen edhe si antitrupa antikoagulantë të lupusit (angl. lupus anticoagulant). Porse megjithëse emrin e kanë ‘antikoagulantë’, këta antitrupa në fakt shkaktojnë trombozë.
8. Rritje e sedimentit.

E. Trajtimi
1. Antiinflamatorë josteroidë, hidroksiklorokinë, prednizon, ciklofosfamid. Zgjedhja e barnave varet nga aktiviteti i sëmundjes.

F. Prognoza
1. Prognoza varet shumë nga shkalla e prekjes të veshkave.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...