Sepsis vret 50 persona në orë

Sëmundja Sepsis radhitet në vendet e para të shkaqeve të vdekjeve në botë.

Sepsis është një ndër shkaktaret kryesore të rasteve të vdekjeve në botë. Afërsisht 50 persona humbin jetën brenda një ore nga kjo sëmundje dhe mesataret e vdekjeve janë më të larta se në rastet e prostatit, SIDA-s dhe kancerit të gjirit.

Rritja e frikshme e rasteve me sepsis ka ngritur në këmbë gjithë botën, transmeton Start njoftimet. Numri i të sëmurëve të shtruar në spital për shkak të sëmundjes sepsis është dyfishuar gjatë 10 viteve të fundit, duke tejkaluar numrin e të sëmurëve të shtruar për shkak të sëmundjeve të zemrës.

Specialistët e cilësojnë sepsis-in si një përpjekje për të zhdukur indet dhe organet e veta për shkak të reagimit të dhënë nga trupi ndaj infeksionit. Nëse sëmundja nuk diagnostikohet që në fazat e para mund të bëhet shkak i shokut, pamjaftueshmërisë së shumë organeve dhe vdekjes.

Çdo vit nga kjo sëmundje preken 20-30 milionë persona.

Higjiena është rruga e parandalimit të sëmundjes. Uniteti global Sepsis synon të minimizojë me 20 % shpejtësinë e përhapjes së sëmundjes dhe të rrisë mesataren e personave të kuruar nga kjo sëmundje duke marrë disa masa si praktikimi i një higjiene të mirë, larja e duarve, kushte të pastra lindjeje, përmirësim i kanalizimeve dhe burimeve të ujit etj.