Home Këshilla të ndryshme Serumi që largon puçrat dhe shenjat

Serumi që largon puçrat dhe shenjat

Serumi që do të ju paraqesim më poshtë jo vetëm që do ta bëjë fytyrën tuaj të shkëlqejë por gjithashtu do të largojë shenjat dhe puçrat nga fytyra juaj në mënyrë shumë të shpejtë.

Për më shumë, ky serum përgatitet në kushte shtëpie përdorimi i tij jep rezultate të shkëlqyera vetëm brenda një muaj, transmeton Indeksonline.

Përbërësit që ju duhen: Petale trëndafili, qumësht, kapsula të vitaminës E, gjel Aloe Vera. Përgatitja: Merrni një filxhan me petalet trëndafili dhe shtoni 3 lugë qumësht. Përzini mirë duke copëtuar imët petalet.
Më pas, filtroni lëngun dhe në lëngun e fituar shtoni një lugë glicerinë. Përzini mirë të gjithë përbërësit. Shtoni 2 kapsula vitaminë E dhe sërish përzini mirë të gjithë përbërësit së bashku derisa serumin të jetë gati. Përdoreni këtë serum çdo natë në fytyrën tuaj para gjumit dhe brenda një muaji do ti vëreni rezultatet e mahnitshme.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Sallata marule, aleatja më e mirë për t’u dobësuar, lehtësuar stresin dhe për të fjetur 8 orë rresht

Është mbretëresha e sallatave, por është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i ushqyesve dhe ofron përfitime të shumta shëndetësore: kjo është arsyeja pse sallata marule nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj. Pavarësisht se konsumohet shpesh për dietë, sallata marule është në të vërtetë një ushqim me veti të shumta terapeutike. Sallata marule është në dispozicion gjatë gjithë vitit, me...