Home Teknologji Internet Sfidohet loja “Pokemon Go”

Sfidohet loja “Pokemon Go”

I pozicionuar përballë pallatit mbretëror belg, parku piktoresk i Brukselit ka qenë një zonë tepër e preferuar për lojtarët e “Pokemon Go”, që kur u publikua në muajin korrik.

Por që prej gushtit, praktikueseve të lojës u është dashur ta ndajnë terrenin e tyre të gjuetisë dhe shumë të tjerë rreth vendit me gjuetarët e një preje më të prekshme: librat!

Drejtoresha e një shkolle fillore në Belgjikë, Aveline Gregoire, tha se i kishte lindur ideja për një loje online ku njerëzit kërkojnë libra në vend të monstrave të animuar, pasi kishte luajtur “Pokemon Go” me fëmijët e saj.

“Po kërkoja Pokemonë me djemtë e mi dhe mendova të fshihja libra në po të njëjtat zona pasi atje ka shume të rinj. Fsheha librat e parë në 11 gusht dhe më pas krijova një grup në Facebook. Që prej fillimit interesi ishte i madh”, tha ajo.

Ndërsa lojtarët e “Pokemon Go” përdorin pajisjen GPS dhe kamerën për të gjurmuar krijesat virtuale rreth qytetit, versioni i Gregoire luhet përmes një grupi në Facebook i quajtur “Gjuetarët e librave”.

Ata që bëhen pjesë e gjuetisë, postojnë foto dhe të dhëna mbi vendin ku mund të kenë fshehur një libër dhe të tjerët shkojnë atje për t’i gjetur. Kur dikush e përfundon së lexuari librin, ata e rikthejnë sërish në natyrë.

“Pasi e ke lexuar e vendos diku së bashku me një shënim ku shpjegohet rrugëtimi i tij. E fsheh, i bën një foto dhe e poston tek grupi ‘Gjuetarët e librave’ dhe ofron ndonjë të dhënë që të tjerët ta gjejnë”, tegon Gregorie.

Edhe pse u krijua vetëm pak javë më parë, më shumë se 70 mijë persona janë bërë pjese e grupit. Librat e fshehur variojnë nga botime për fëmijë tek horrore të Stefen King-ut, dhe shpesh mbështillen me qese plastike për t’i mbrojtur nga shiu.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Mishi i kuq rrit rrezikun për vdekje të hershme

Duke e rritur konsumimin e mishit të kuq ju jeni duke rritur rrezikun për vdekje të hershme, shkruan News Harvard, transmeton Gazeta Express. Njerëzit, të cilët kanë rritur konsumimin e mishit gjatë 8 viteve të fundit janë më të rrezikuar për vdekje, në krahasim me njerëzit të cilën nuk konsumojnë shumë mish të kuq. Kjo sipas një studimi të fundit...