Home Ushqim Shalqiri e ule tensioni e gjakut dhe na mbron nga infarkti

Shalqiri e ule tensioni e gjakut dhe na mbron nga infarkti

Shalqiri është një freskim ideal veror. Hulumtimet e fundit tregojnë që ky frut i shijshëm gjithashtu mund të jetë mjet i rëndësishëm për uljen e tensionit të lartë të gjakut.

Nëse keni tension të lartë të gjakut, mjekët s pari do t’u këshillojnë të zvogëloni përdorimin e kripës.

Sipas revistës amerikane Journal of Medical Association përdorimi i zvogëluar i kripës ka efekt kufizues në uljen e tensionit të lartë të gjakut dhe efekt minimal te personat me tension normal të gjakut.

Mirëpo, hulumtimet e fundit në SHBA zbuluan se përdorimi mesatar i natriumit në kombinim me përdorimin e më shumë të kaliumit, kalciumit dhe magneziumit, mineraleve që gjenden në fruta, perime dhe prodhime të qumështit me pak yndyrë, shërben për uljen e teensionit të lartë të gjakut më tepër sesa vetëm kufizimi i përdorimit të natriumit. Këta katër minerale: natriumi, kaliumi, kalciumi dhe magneziumi sëbashku ndihmojnë në rregullimin e tensionit të gjakut.

Shkencëtarët nga USDA, të universitetit në Nevada dhe Oklahoma, kanë bërë hulumtimin gjatë të cilit niveli i argininit në gjak është rritur për 22% pasi që pas tri javësh kanë pirë lëngun e shalqirit gjatë secilës shujtë.

Arginini është substance e nevojshme për prodhimin e monoksidit të azotit, i cili ndikon në zvogëlimin e koagulimi të gjakut dhe mbron nga infarkti.

Hulumtimi ka përfshirë 23 vullnetarë të cilët për çdo ditë kanë pirë 1560 gr lëng të shalqirit.

Vetë titulli original i këtij lëngu (watermelon) flet nga është i përbërë. Nga gjitha llojet e frutave, shalqiri ka sasinë më të madhe të përqindjes së ujit, 93% dhe vlerën e ulët energjetike, gjithsejt vetëm 20 kalori për 100 gr.

Shalqiri është edhe diuretic i shkëlqyer, seose stimulon aktivitetin e veshkëve dhe rrit produksionin e urinës, gjë që favorizon eliminimin e toksineve. Yndyrë gati nuk ka fare, por është i pasur me karotenoide dhe likopen. Likopeni është përgjegjës për ngjyrën e kuqe tërheqëse dhe është një prej antioksidansëve të fuqishëm, i cili zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto ushqime pengojnë gjumin normal

Ne e dimë që ushqime të caktuara që përmbajnë kafeinë ose sheqer mund të stimulojnë sistemin nervor, duke e bërë të vështirë gjumin. Por ka edhe ushqime që do të kenë efektin e kundërt. Mos harroni karbohidratet Ushqyerja që përfshin nxjerrjen e karbohidrateve mund të prishë ekuilibrin kimik të trupit dhe kështu të parandalojë gjumin e mirë. Në vend që t’i eliminoni...