Home Ushqim Shalqiri në luftë kundër vapës tropikale

Shalqiri në luftë kundër vapës tropikale

Shalqirit të shijshëm rrallë kush mund t’i rezistojë. Dhe mirë që është kështu, sepse bëhet fjalë për pemën jashtëzakonisht të shëndetshme dhe me shumë pak kalori, me shumë përfitime për organizmin tonë.

Shikoni se kundër cilave sëmundjeve ia vlen të luftoni, duke konsumuar këtë pemë.Dobitë themelore shëndetësore të shalqirit:

1. Shalqiri është i pasur me elektrolite dhe ujë, pra është dhuratë natyrore për luftën kundër nxehtësive tropikale, etjes dhe dehidrimit.

2. Ka shumë pak kalori (30 kalori në 100 gramë). Megjithatë, femrat shtatzënë që janë të prira për të ngrënë më shumë se duhet një ushqim të caktuar duhet të kenë kujdes që të mos e teprojnë sepse mund të zhvillojnë diabet.

3. Është jashtëzakonisht i pasur me fitonutrientë dhe antioksidantë që ruajnë shëndetin.

4. Burim i shkëlqyeshëm i vitaminës A, antioksidant natyror (100 g shalqi i freskët ofron 569 mg ose 19 për qind të nevojës ditore të kësaj vitamine). Vitamina A është e rëndësishme për ruajtjen e lëkurës së shëndetshme, ndërsa mbron edhe një varg të funksioneve të tjera trupore duke përfshirë shëndetin e mushkërive dhe zgavrës së gojës.

5. Shalqiri është i pasur me antioksidantë si likopena, betakarotena, luteina, zeaksantina dhe kriptoksantina . Këta antioksidantë janë efikasë në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë, prostatës, gjirit, endometrisë, mushkërive dhe pankreasit.

6. Është burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, i cili është i domosdoshëm për balancën e elektroliteve, për kontrollin e rrahjeve të zemrës dhe tensionit. I rëndësishëm është edhe për parandalimin e sulmit në zemër dhe tru.

7. Përmban sasi të mëdha të vitaminës B6 (piridoksinë), tiaminë (vitamina B-1), vitaminës C dhe manganit. Ushqimi i pasur me vitaminë C ndihmon sistemin e imunitetit, derisa mangani si element po ashtu i pranishëm është i rëndësishëm për shëndetin e lëkurës dhe eshtrave.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...