Shalqiri

Shalqiri është një frut shumë i mirë për organizmin njerëzor, ashtu siç mund t’a vini re edhe nga emri ai është i mbushur me ujë. Ai ka më shumë se 91 % ujë. Në momentin që ju do e hani atë do t’ju bëjë të ndjeheni i ngopur, kështu ju nuk do merrni më shumë kalori se duhet. Shpesh-herë ju ndodh që gjatë stinës së verës, kur temperaturat janë shumë të larta dhe etja ju kaplon kërkojmë të konsumojmë fruta dhe ushqim. Por, shpesh-herë ushqimet janë të pasur me kalori të mëdha të cilat ju bëjnë të shtoni në peshë. Kur ju të ndjeni dëshiren për të ngrënë diçka, por nuk dëshironi të konsumoni produkte ushqimore të rënda, atëherë ne ju sugjerojmë si zgjidhjen përfekte, konsumimin e  shalqirit.

Ju jep kalori sa duhet, prandaj dhe e bën shalqirin frutin e  duhur që ju duhet të përdorni në momentin që dëshironi të dobësoheni pak. Ky frut është i pasur me vitamina A, C, B6. Shalqiri është një produkt i shëndetshëm, i cili përmban sasi të larta të potasiumit dhe sodiumit. Kjo gjë e bën bostanin të jetë fruti i duhur, madje më i preferuari nga njerëzit në konsum si për të shijuar shijën e ëmbël dhe për t’u ngopur. Në fakt, në stinën e verës nuk ka frut më të mirë për t’u shijuar se sa shalqiri.

KËSHILLA TË NGJASHME