Shëngjini plazh i qetë dhe i pastër

Mbase ju kujtohet. Disa kohë me përpara ishte thënë se nëse do e shëtisësh Shqipërinë në qetësi dha pa probleme atëherë mund ta bëni këtë pa ndonjë vështirësi, sidomos nëse do kënaqeni me qetësinë e Shën Gjinit.

Pa dyshim, njëri prej plazheve më të mirë në Shqipëri është ai i Shëngjinit i cili shquhet si një plazh i pastër dhe pa shumë pushues në të.

Pushues të ndryshëm, të cilët kanë kaluar pushimet atje thonë se ai është një plazh për mrekulli. Më të shkuar atje mund të kënaqeni me erën e detit por edhe të pishave të cilat përshkruajnë tërë plazhin.

Edhe vendet për të pushuar nuk mungojnë. Imagjinoni, me 250 euro mund të kaloni 10 ditë në këtë vend duke gjetur dhoma të cilat kanë edhe klimë elektronike përderisa larg nuk e keni detin.

Plazhi i Shëngjinit nuk është një vend ku do të mund të zgjoheni nën tingujt e ndonjë muzike, pasi që ai është një vend ideal për çiftet, të cilët dëshirojnë të pushojnë trurin nga rutinat e përditshme.

Aty mund të gjeni pushues nga të gjitha anët. Aty shihni makina me tabela të Kosovës, Tiranës por edhe të Maqedonisë, të Gjermanisë, Anglisë, Italisë, ndërkaq plazhit nuk janë duke u munguar edhe pushues të huaj të nacionalitet jo shqiptarë.

Plazhi menaxhohet nga Bashkësia e Lezhës, ndërkaq sivjet sipas drejtuesve të këtij qyteti, tashmë Bashkia ka marrë vendim që të vendos për çdo 50 metra kosha të plehrave.

Plazhi i Shëngjinit është një plazh më i pastër se sa ai i Durrësit.

Shëngjini për këtë verë është duke kaluar provën e një plazhi standard të pranueshëm ku virgjëria e natyrës