Home Këshilla të ndryshme Shenja të heshtura se keni nevojë për psikiatër

Shenja të heshtura se keni nevojë për psikiatër

Secili ka një ditë të keqe, e disa të tjerë edhe javë të keqe.

Por, nëse jeni depresiv, nën stres për më gjatë se një muaj dhe kjo fillon ta çrregullojë jetën tuaj të përditshme, ndoshta është koha ta vizitoni mjekun e specializuar për probleme mendore.

Shenjat paralajmëruese:

1.Mendoni për vetëvrasje dhe mënyrën si ta bëni një gjë të tillë

Nëse mendoni se jeta që bëni nuk ia vlen ta bëni, keni nevojë për ndihmë.

2.Ndiheni të mundur dhe të pashpresë

Jeta di të jetë e vështirë, por nëse mendoni se më nuk keni për çfarë të shpresoni, është koha që të flisni me dikë.

3.Shkaku i gjendjes suaj mendore nuk jeni në gjendje as të punoni, as të argëtoheni

Pas një gjendje të tmerrshme që keni përjetuar, ndjeni nevojën për të vajtuar. Por nëse nuk mund ta kaloni këtë gjendje, është koha ta vizitoni mjekun.

4.Pagjumësia

Pak a shumë, secilin e mundon pagjumësia, por nëse keni pësuar ndryshime të theksuara në shprehinë e gjumit, do të ishte mirë t’i drejtoheni ekspertit për çrregullimet me gjumë.

5.Ndryshimi i oreksit

Ndryshimet e dukshme në oreks mund të shfaqen edhe përmes sëmundjeve fizike. Do të ishte mirë të bëni një kontroll.

6.Ndryshimet e disponimit që zgjasin me javë

Nëse keni probleme me pikëllimin apo disa dhimbje, është koha të kërkoni ndihmë. Së pari vizitoni mjekun e mjekësisë së përgjithshme, i cili do ta kontrollojë nëse bëhet fjalë për ndonjë shkas fizik dhe di t’ju drejtojë tek specialisti.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...