Home Këshilla të ndryshme Shenjat që nuk keni magnez të mjaftueshëm

Shenjat që nuk keni magnez të mjaftueshëm

Shenjat që nuk keni magnez të mjaftueshëmMagnezi është i rëndësishëm për më shumë se 300 funksione metabolike në organizmin e njeriut.

Në fakt, secila qelizë në trupin e njeriut ka nevojë për këtë mineral që trupi të funksionojë si duhet.

Magnezi në trupin e njeriut ndodhet kryesisht në eshtra dhe dhëmbë, ndërsa në sasi më të vogël është në zemrën e njeriut dhe në tru, gjithashtu edhe në gjak.

Sipas studimeve të fundit me statistika të organizuar nga USDA, më shumë se gjysma e amerikanëve kanë rezultuar me mungesë të magneziumit, kryesisht për shkak të jetës moderne, dinamikës dhe stilit të pashëndetshëm të jetës, shtuar edhe nga stresi fizik dhe mendor.

Sasia ditore e magnezit është 500-1000 mg në ditë, transmeton Klan Kosova.

Por mungesa e magnezit mund të shkaktojë telashe të mëdha shëndetësore ndërsa më poshtë ju sjellim disa nga simptomat e mungesës së magnezit.

Osteoporoza

Lodhje kronike

Pagjumësi

Dridhje të fytyrës

Ngërçe të këmbëve

Ankth

Nervozizëm

Migrenë

Depresion

Sëmundje të zemrës

Mungesa e magnezit është e lidhur me sëmundje kronike dhe diabeti i tipit 2.

Marrja e duhur e magnezit përmirëson nivelin e oksigjenit në tru dhe kjo është arsyeja pse ajo mund të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga Alzheimer.

Ajo është e lidhur edhe me sëmundjen e Parkinson pasi disa studime kanë treguar se njerëzit me këtë sëmundje kanë nivel më të ulët të niveleve të magnezit në trurin e tyre.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...