Home Shëndetësi Shenjat që tregojnë se keni mungesë të vitaminave

Shenjat që tregojnë se keni mungesë të vitaminave

Shenjat që tregojnë se keni mungesë të  vitaminaveDr. Susan Blum në librin “Plani Shërues i Sistemit të Imunitetit”, ka bërë të ditura shenjat e pazakonta, që tregojnë se keni mungesë vitaminash dhe çfarë duhet të bëni, që të përmbushni vitaminat e nevojshme.

“Me ngrënien e ushqimeve të gatshme, nuk është çudi që në ditët e sotme, të gjithë të kemi mungesë vitaminash, qoftë nga mungesa e ngrënies së tyre, apo edhe mungesa e tretjes si duhet” ka shkruar Dr. Blum, transmeton Telegrafi.

Sinjali i parë i trupit: Të çara në skajet e gojës

Mungesa: Hekur, zink dhe vitaminë B si niacina (B3), riboflavin (B2) dhe B12. Kjo zakonisht ju ndodhë vegjetarianëve.

Shërimi: Hani më shumë mish shpezësh, salmon, tuna, ve, midhje, domate të thara në diell, gjethe zvicerane, susam, kikirik dhe bishtaja.

Sinjali i dytë i trupit: Njolla të kuqe si luspa nëpër fytyrë (apo edhe pjesë tjera të trupit) dhe humbje flokësh

Mungesa: Biotin (B7) e njohur si vitamina për flokë. Kur trupi juaj mbledhë vitamina që vinë nga yndyrat (A, D, E, K), nuk mbledhë vitaminën B, që është e tretshme në ujë. Kjo zakonisht ndodhë tek bodibilderët.

Shërimi: Kërkoni më shumë vezë të pjekura (pjekja e liron avidinën) salmon, avokado, kërpudha, lulelakër, fara të sojës, ara, mjedra dhe banane.

Sinjali i tretë i trupit: Xhunga të bardha apo të kuqe, që duken si akne, posaçërisht në faqe, duar, kofshë dhe prapanicë

Mungesa: Acide esenciale yndyrore dhe vitaminën A dhe D.

Shërimi: Shmangni yndyrat e dëmshme dhe zëvendësoni me ato që janë më të shëndetshme. Fokusohuni tek shtimi i sardinave dhe salmonit, arave, fara të lirit, kërp dhe chia. Për vitaminën A, kërkoni për fletë të gjelbra, si dhe perime me ngjyrë si karota dhe specat.

Sinjali i katërt i trupit: Ndjesi shpimi gjilpërash, pickimi dhe mpirje në duar, këmbë apo vende të tjera

Mungesa:Vitamina B si folate (B9), B6 dhe B12. Ky është një problem që shkaktohet nga nervat periferike dhe vendi ku ato përfundojnë.

Shërimi: Kërkoni spinaq, shpargull, rrepa, fasule, vezë oktopod, midhje, molusqe dhe mish shpezësh.

Sinjali i pestë i trupit: Dhimbje të çmendura muskujsh, sikur therje me thikë në gishta të këmbëve të këmbëve, harqe të këmbëve dhe në pjesën e pasme të këmbës

Mungesa:Magnez, kalcium dhe kalium.

Shërimi: Hani sa më shumë banane, bajame, lajthi, kungull, qershi, molla grejpfrut, brokoli, gjethe të gjelbra si kale, spinaq dhe luleradhiqe.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ju duket sikur ju zihen këmbët dhe ju kruhen? Ky është rreziku që ju kanoset!

Sindroma e këmbëve të lodhura (RLS) është një çrregullim, i karakterizuar nga një nevojë e fortë dhe e pakontrollueshme për të lëvizur këmbët. Njerëzit me RLS përjetojnë këtë nevojë së bashku me ndjesitë e çuditshme dhe të pakëndshme në këmbët e tyre, të cilat shpesh i përshkruajnë si ngjethje, zvarritje, këputje, kruajtje, ndjesi shpimi, djegie, dhimbje ose si shkarkime elektrike. RLS...