Home Këshilla Seksuale Shenjat që tregojnë se lidhja e juaj veç ka mbaruar

Shenjat që tregojnë se lidhja e juaj veç ka mbaruar

Shenjat që tregojnë se lidhja e juaj veç ka mbaruarSado e vështirë që të jetë, ju duhet të mësoheni të pranoni se kur një lidhje ka mbaruar nuk ka më arsye të besoni të kundërtën. Duhet të vazhdoni me jetën tuaj.

Diçka nuk duket në rregull
Nëse ju duket se gjatë tërë kohës jeni duke thënë se diçka nuk është në rregull me të, se ai nuk është duke buzëqeshur, se nuk është i lumtur dhe nuk është personi që ju e kujtoni, kjo është shenjë se ka mbaruar çdo gjë.

Distanca
Ju kujtohet koha kur ai ishte shumë i vëmendshëm? Ai gjithnjë ju dërgonte mesazhe, ju thërriste në telefon, apo ju dërgonte mesazhe elektronike. Tani ju planifikoni gjëra, të cilave ai mundohet që t’u ikë. Kjo është një shenjë e qartë që ai nuk brengoset më si më parë.

Gjuha e trupit
Kur ai ju ngacmon, flet, ju shikon, të gjitha janë gjeste, të cilat tregojnë se atij i interesoni ju. Nëse nuk bën asnjë nga këto e madje shmanget nga intimiteti apo kapja e duarve e afërsia me ju, kjo do të thotë se çdo gjë ka mbaruar.

Ndjenjat tuaja
Kjo duhet ditur nga çdo femër. Ju do ta dini kur diçka nuk është në rregull dhe duhet t’i besoni ndjenjave që u tregojnë se çdo gjë ka mbaruar dhe se duhet t’i ndaloni përpjekjet për diçka të pamundur. Nuk thonë kot se femrat kanë një shqisë të gjashtë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...