Home Këshilla të ndryshme Sheqeri nxit hiperaktivitetin

Sheqeri nxit hiperaktivitetin

ADHD – janë inicialet e një çrregullimi që njihet mirë nga prindërit. Urtësia konvencionale thotë se sheqeri është një nga fajtorët kryesorë për ADHD, siç quhet çrregullimi që i bën fëmijët hiperaktivë e të pa vemendshëm. Por një  studim i ri thotë se sheqeri mund të jetë pa faj.

Sipas statistikave, 3 deri 5 përqind e fëmijëve amerikanë janë diagnostikuar me  ADHD, duke e bërë këtë një nga sëmundjet më të zakonshme mes fëmijëve.

Eshtë menduar gjerësisht se sheqeri shkakton ADHD, ose e keqëson atë.Tani një studim i botuar në revistën “Pediatrics” e vë në dyshim një supozim të tillë.

Shkencëtarët shqyrtuan studimet e mëparëshme që e lidhin konsumimin e sheqerit me çrregullimin ADHD dhe gjetën shumë pak të dhëna se sheqeri nxit hiperaktivitetin. Në studim thuhet se dozat e larta mund të jenë përgjegjëse për ndryshimin e sjelljeve tek fëmijët.

Por autorët zbuluan se të dhënat e studimeve që lidhin  çrregullimin ADHD me sheqerin ishin të paqarta për të nxjerrë një përfundim të saktë.

Ata thonë se ndryshimi i dietës së fëmijëve nuk është i  mjaftueshëm për të trajtuar çrregullimin ADHD. Trajtimi me barna është pothuajse gjithmonë i nevojshëm. Por edhe një dietë e thjeshtë me yndyrna të ulta dhe përmbajtje të lartë drithrash, frutash e perimesh mund t’i ndihmojë këta fëmijë.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...