Home Këshilla të ndryshme Sheqernat e fshehura në ushqim, të rrezikshme sikurse yndyra dhe kripa e...

Sheqernat e fshehura në ushqim, të rrezikshme sikurse yndyra dhe kripa e tepërt

Derisa kujdes i madh i kushtohet kripës, yndyrave dhe kalorive në ushqimin të cilin e hamë, neglizhohet sheqeri i cili rrit rrezikun nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës, bën të ditur Daily Mail.

Çdo ushqim i cili përmban më shumë se 15 gramë sheqer në produktin prej 100 gramësh përmban sheqerna të tepërta, ndërsa në total nuk duhet të konsumojmë më shumë se 10 kokrra sheqeri në ditë.

Sipas rekomandimeve të nutricionistëve, sheqeri i shtuar i cili gjendet në ushqimet, lëngjet dhe shurupin e ëmbëltuar nuk duhet të përbëjë më shumë se 10 për qind të energjisë së përgjithshme, të cilën e marrim nga ushqimi. Kjo gjithsej përbën 50 gramë ose 10 kokrra sheqer, ndërsa kjo dozë sot tejkalohet rregullisht, pohojnë shkencëtarët nga forumi nacional për trashje. Për shembull, vetëm 500 ml e pijes popullore Coca-Cola kalon kufirin prej 50 gramë sheqer në ditë.

Derisa kujdes i madh i kushtohet kripës, yndyrave dhe kalorive në ushqimin të cilin e hamë, neglizhohet sheqeri i cili rrit rrezikun nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës; bën të ditur Daily Mail. Dy sheqernat më të pashëndetshme të shtuara janë sukroza ose sheqeri i tavolinës dhe shurupi i fruktozës. Shkencëtarët shpjegojnë që mëngjesi në shikim të parë i shëndetshëm të cilin e përbëjnë drithërat dhe lëngu i blerë kanë me vete rrezikun e fshehur, sasitë e mëdha të sheqerit të cilat shtohen në to gjatë prodhimit.

“Duhet të njihen produktet që përmbajnë për së tepërmi sheqer, ndërsa çdonjëri që përmban më shumë se 15 gramë sheqer në produktin 100 gramësh definitivisht është shumë i ëmbël dhe jo i shëndetshëm”, shpjegon udhëheqësja e studimit, Tam Fry.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...