Home Këshilla të ndryshme Sherbela dhe majdanozi kundër ënjtjes së qepallave

Sherbela dhe majdanozi kundër ënjtjes së qepallave

Nëse problemet nuk janë të shkaktuara prej problemeve shëndetësore, ënjtjet nën sy mund t’i “fshini” lehtë me ilaçe popullore.

A ju mundojnë ënjtjet nën sy? Nëse ato nuk janë të kushtëzuara nga problemet shëndetësore, por për shkak të lodhjes nga pagjumësia, konsumi i pasionuar i cigareve apo një kohë e gjatë ulur para kompjuterit, mund t’i “fshini” lehtë me këto mjete popullore.

– Një lugë me gjethe të sherbelës e hidhni në një gjysmë gote me ujë të vluar. Lëreni të mbuluar për 10 deri në 15 minuta, pastaj kullojeni, gjysmën e ftohni, ndërsa pjesën tjetër e ngrohni. Mbi qepalla menjëherë para se të flini vendosni kompresa të zhytura më parë në çaj sherebele, herë më të ngrohtë e herë me të ftohtë. Derisa aplikoni këtë “terapi” duhet të shmangni përdorimin e kripës.

– Kompresat me majdanoz gjithashtu në mënyrë efektive heqin ënjtjet e qepallave. Gjethet e copëtuara vini direkt në qepalla, mbulojini me një vatë të lagur dhe mbajeni për 15 minuta. Gjithashtu mund të bëni një përzierje të 2 lugëve me kos dhe një lugë çaji të fletëve të ndrydhura të majdanozit. Maskën me këtë përmbajje vendoseni në krejt fytyrën dhe mbajeni për 20 deri në 30 minuta, pastaj shpërlajeni me ujë të ftohtë. /GazetaExpress/4

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...