Departamenti i Otorinolaringologjisë (ORL) në Spitalin Amerikan është ndër departamente më të rëndësishme dhe me një funksion shumë të gjerë të shërbimeve të ORL-së, shërbime këto të cilat janë të standardizuara po aq profesionalisht sa edhe në vendet e zhvilluara evropiane.
Në shërbimin e ORL-së në Spitalin Amerikan e gjithë puna e kryhet në sajë të një teknologjie të avancuar duke u mbështetur në standarde të larta etike, mjekësore dhe akademike.
Pacientëve që aplikojnë në shërbimin e ORL-së u ofrohet shërbimi i poliklinikës dhe ai i shtrimit (in-patient). Mikroskopia dhe teknologjia e sistemeve endovizuale përdoren për ekzaminimin e pacientëve që vijnë në poliklinikë.
Dr.Muzaffer Balaban- Otorinolaringolog në Spitalin Amerikan, thotë se pacientët ndihen shumë të kënaqur me gjithë shërbimet e marra në Departamentin e ORL-së, këtu padyshim që ndikon edhe profesionalizmi mjekësor dhe teknologjia e fundit të cilën Spitali Amerikan e posedon për këtë departament. Dr. Balaban thekson që qëllimi i tij është që të jap diagnozën e saktë dhe të jetë shumë precizë në terapinë e duhur që pacientët të ndahen të kënaqur me shërbimet e ofruara.
“Në klinikën tonë përdorët teknologjia e fundit të cilën e praktikojmë edhe gjatë ekzaminimit dhe operacioneve tona. Ne bëjmë shumë operacione rreth ORL-së por principi ynë është që të mos bëhet asnjë operacion i panevojshëm” , thotë Dr.Muzaffer Balaban udhëheqës i Departamentit të ORL-së në Spitalin Amerikan.
Në klinikën e ORL-së të Spitalit Amerikan bëhen këto operacione për fëmijët dhe të rriturit.
Operacionet funksionale të hundës
Devijim i septit te hundës
Mishi hundës
Operacionet endosopike të hundës
Sinuset kronike
Polipet e hundës
Septoplastika endoskopike
Konkaplastia endoskopike
Operacionet endoskopike të qeses së lotit
Operacioni i bajames dhe bajames së tretë
Kirurgjia endoskopike e veshit
Vendosja e tubit në vesh
Mikrokirurgjia e veshit:
Operacioni i riparimit të timpanit të veshit
Operacioni i infeksionit kronik të veshit
Otoskleroza
Operacioni i gjëndrës pështymore
Operacioni i tumorit të lëkurës në fytyrë dhe qafë
Operacioni i cistës në qafë
Operacioni i gjëndrës lenfatike në kokë dhe qafë
Kirurgjia e apnes së gjumit
Operacionet e tumorit të buzës dhe gjuhës
Kirurgjia e telit të zërit
Problemet më të shpeshta që paraqitën tek fëmijët janë infeksioni i bajameve, gërhitja dhe apnet e gjumit, infeksionet e veshit kurse tek të rriturit është mbyllja hundës, infeksionet e hundës dhe dhimbjet e kokës në bazë të tyre.
“Në Spitalin Amerikan tek fëmijët më së shpeshti kryhen këto operacione: Heqja e bajameve dhe bajames së tretë dhe vendosja e tubit në vesh kurse tek të rriturit: Devijimi i septit të hundës, polipet dhe sinuset” , thotë në fund Dr.Muzaffer Balaban.
Spitali Amerikan është lider i shëndetësisë në vend dhe më gjerë.
KËSHILLA TË NGJASHME