Home Shëndetësi Shfrytëzoni diellin për të ulur presionin e gjakut

Shfrytëzoni diellin për të ulur presionin e gjakut

Rrezet e diellit vendimtare për uljen e tensionit të gjakutEkspozimi i moderuar në diell ul presionin e gjakut dhe për pasojë redukton rrezikun e goditjeve në tru.

Këto janë rezultatet e një studimi të kryer nga studiuesit e Universitetit të Edinburgut, në Skoci. Sipas tyre, fakti i ekspozimit në diell lejon trupin të prodhojë oksid nitrik. Kjo përbërje kimike ka për efekt uljen e presionit të gjakut.

Studiuesit madje kanë nxjerrë në pah përfitimet që lidhen me uljen e presionit të gjakut në favor të uljes së rrezikut të shfaqjes së kancerit të lëkurës.

Ato gjithashtu theksojnë se ekspozimi i diellit është i mirë për shëndetin e përgjithshëm duke qenë se dielli ndihmon në prodhimin e vitaminës D, thelbësore për kalciumin e kockave.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Tetë frutat e thata më të shëndetshme

Para se të zgjidhni frutat e thata lexoni mirë etiketën e paketimit dhe shikoni me vëmendje elementet e tjera të shtuara te frutat e thata, kjo sepse shpesh shtohet sheqer shtesë për të përmirësuar shijen dhe për t’i mbrojtur nga prishja. Frutat e thata janë të njohura për shumë arsye! Me konsumimin e tyre trupi ynë merr minerale esenciale, vitamina dhe...