Home Këshilla të ndryshme Shikimi symaceje

Shikimi symaceje

shikimi-symaceje_2_2_hdNjë nga stilet më të kërkuara të grimit është grimi “smokey eyes”, teknikë kjo që asnjë mashkull nuk do të qëndrojë indiferent.

Ja disa hapa që duhet që duhet të ndiqni për ta realizuar këtë grim:

Hapi i parë
Aplikoni korrektorin tek kapakët e syrit për të krijuar një bazë.

Hapi i dytë
Me ndihmën e penelit realizoni një vijë të rregullt përgjatë kapakut të syrit. Në të njëjtën mënyrë realizoni vijën tek qepallat e poshtme.

Hapi i tretë
Me ndihmën e furçave të syve, aplikoni tonin e errët të syve. Ngjyrat në modë janë kafe, e gjelbër e errët dhe ngjyrë hiri. Ngjyrosni pjesën e brendshme të qepallave të syve deri tek këndi i jashtëm i syrit.

Hapi i katërt
Pjesën nën vetull lyejeni me një ngjyrë neutral ose ngjyrë mishi mat.

Hapi i pestë
Përfundoni grimin duke aplikuar një rimel tek qerpikët, në mënyrë që syri të jetë sa më i plotë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...