Home Shëndetësi Shkaktarët e çrregullimit të zemrës të diabetikët

Shkaktarët e çrregullimit të zemrës të diabetikët

Shkaktarët e çrregullimit të zemrës të diabetikëtNjerëzit me diabet janë me të rrezikuar nga sëmundjea e zemrës, kjo është vrejtur tek ata persona me tipin 2 të diabetit. Një prej dëshmive të para që tregojnë se njerëzit me diabet janë më të prirë ndaj sëmundjeve të zemrës ka qenë një studim i gjerë i njohur si “Framingham study”.

Studimi ka treguar faktorë të shumtë që mund të rrisin gjasat për zhvillim e sëmundjeve të zemrës. Një rrezik i dukshëm ishte të qenit me diabet.

Nga të tjerat janë përfshirë tensioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit, nivelet e rritura të kolesterolit dhe historia familjare e sëmundjes së hershme të zemrës.

Sa më shumë faktorë të rrezikut që ka pasur personi, gjasat për tu prekur nga sëmundja e zemrës kanë qenë më të larta.

Shkaku më i shpeshtë i çrregullimeve në zemrën e një personi me diabet është forcimi i arterieve ose arteroskleroza, që shkaktohet nga kolesteroli në enët e gjakut, të cilat e dërgojnë oksigjenin dhe ushqimin në zemër. Pllakëzat e kolesterolit që formohen, mund të copëtohen ose thyhen duke e bërë gjakun të dendur dhe duke bllokuar enët e gjakut.

Cilat janë shenjatë pra të çrregullimit të zemrës janë:

-Frymëmarrje të shkurtra.
-Ndjenja e dobësisë.
-Ndjenja e marramendjes.
-Djersitje e tepruar dhe e pashpjegueshme.
-Dhembje në kraharorë, grykë dhe në krahun e majtë.
-Dhimbje ose presion në gjoks (veçanërisht gjatë aktivitetit).
-Nauze (të vjella).
-Nëse keni ndonjë prej këtyre simptomave, duhet të thërrisni mjekut tuaj ose të drejtoheni menjëherë te shërbimi më i afërt i emergjencës.

Masat që duhetë të marrim që të parandalojm çrregullimin e zemrës të personat me diabet janë:

-Mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut është të kujdeseni mirë për veten dhe diabetin tuaj.
-Mbani glukozën në gjak në nivel sa më normal që mundeni.
-Kontrolloni shtypjen e gjakut, nëse është e nevojshme merrni edhe barna. Njerëzit me diabet duhet të kenë shtypjen nën 130/80.
-Mbani kolesterolin nën kontroll. Ndoshta do të keni nevojë për barna për ta bërë këtë.
-Humbisni peshën nëse jeni me mbipeshë.
-Pyeteni mjekun tuaj nëse duhet të merrni aspirinë ditor.
-Merruni me ushtrime fizike rregullisht.
-Hani ushqim të shëndetshëm për zemrën, të pakët me yndyra dhe kripë.
-Lini duhanin.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...