Home Modë & Estetikë Shkëlqejeni fytyrën

Shkëlqejeni fytyrën

Shkëlqejeni fytyrënA doni të keni lëkurë të freskët, që shkëlqen dhe ju bën më të bukur?

Kjo është maska që e bën këtë për ju.

Kjo maskë shërben për një lëkurë më të pastër dhe të bardhë. Përbërësiit e saj janë banania dhe kosi.

Banania ka vlera ushqimore, që e ndihmon fytyrën tuaj të përthithë vitaminat që i mungojnë, ndërsa kosi hidraton lëkurën dhe i jep asaj shkëlqim.

Pregatitja:
Merrni një banane të plotë dhe pasi ta qëroni e shtypni me një lugë. Merrni 5 lugë gjelle kos dhe përziejeni me masën e përgatitur nga banania derisa të krijohet një masë homogjene për tu aplikuar në fytyrë dhe rreth zonës së qafës.

E lini për 20 minuta në fytyrë dhe më pas lajeni atë në mënyrë normale, me pak ujë të vakët. Maska duhet të përdoret dy herë në javë, dhe lëkura juaj do të shkëlqejë

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Si t’i hiqni pikat e zeza me produktet që keni në frigorifer?

Pikat e zeza janë një papastërti e lëkurës që mund të bëhet e bezdisshme sa herë shihni veten në pasqyrë. Për fat të mirë ekzistojnë disa metoda natyrale për të parandaluar shfaqjen e pikave të zeza ose për t’i eliminuar ato: më poshtë do të lexoni metodat natyrale për t’i luftuar ato. Nga kurat me limon e sheqer, tek ato...