Home Këshilla të ndryshme Shkencëtarët: Bëjeni këtë ushtrim dy herë në javë dhe truri do t’ju...

Shkencëtarët: Bëjeni këtë ushtrim dy herë në javë dhe truri do t’ju funksionojë më mirë

3Angazhimi në ngritje të rregullta të peshës e përmirëson punën e trurit dhe parandalon çmendurinë, të paktën kështu thonë hulumtimet e reja të kryera nga shkencëtarët australianë.

Pritet që rreth 135 milionë njerëz të zhvillojnë çmendurinë deri në vitin 2050 dhe zbulimet e këtij studimi janë thelbësore për të siguruar funksion më të shëndetshëm të trurit.

Hulumtuesit janë fokusuar në 100 njerëz të moshave 55 deri në 86 vjet për studimin e tyre dhe kanë treguar se aftësitë e tyre njohëse janë përmirësuar si rezultat i ushtrimeve me ngritje peshe.

Përderisa pritet që studimet e ardhshme të vendosin nëse këto zbulime mbeten të vërteta për njerëzit e çfarëdo grupmoshe, rezultatet pozitive i kanë inkurajuar shkencëtarët që t’ju rekomandojnë ushtrime me ngritje peshe. /Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto ushqime pengojnë gjumin normal

Ne e dimë që ushqime të caktuara që përmbajnë kafeinë ose sheqer mund të stimulojnë sistemin nervor, duke e bërë të vështirë gjumin. Por ka edhe ushqime që do të kenë efektin e kundërt. Mos harroni karbohidratet Ushqyerja që përfshin nxjerrjen e karbohidrateve mund të prishë ekuilibrin kimik të trupit dhe kështu të parandalojë gjumin e mirë. Në vend që t’i eliminoni...