Home Shëndetësi Shkencëtarët e zbulojnë shkasin e mëlçisë së dhjamosur

Shkencëtarët e zbulojnë shkasin e mëlçisë së dhjamosur

Shtresat e dhjamit në mëlçi, pankreas dhe në muskuj tregojnë në çrregullimin e metabolizmit.

Deri 80 për qind e njerëzve me kilogramë shtesë vuajnë nga mëlçia e dhjamosur, e cila konsiderohet si simptomë tipik i sindromës metabolike. Ajo mund të sjell deri tek pezmatimet kronike të mëlçisë, e deri te kanceri, që e nxit zhvillimin e arteriosklerozës , si dhe sëmundjet e enëve të gjakut.

Shkencëtarët gjermanë me në krye Shtefan Hercig shpjegojnë se si qelizat e mëlçisë reagojnë në sasinë e tepruar të triglicerideve.

Personat që vuajnë nga mëlçia e dhjamosur duhet ta shmangin alkoolin për të mos e rënduar këtë organ. Rëndësi të madhe luajnë edhe konsumimi i ushqimit të shëndetshëm, pemëve dhe perimeve. “Pacientët do të duhej që të humbin rreth 10 për qind të peshës së tyre, që çdo ditë të merren me aktivitete fizike për së paku 20 minuta dhe brenda ditës të konsumojnë 500 kalori më pak”, thekson mjeku gjerman, Norbert Shtefan.

Disa pacientëve nuk iu ndihmojnë këto masa të buta. Ata do të duhet të ndryshojnë mënyrën e të ushqyerit, të zvogëlojnë konsumin e glukozës dhe fruktozës dhe të konsumojnë më shumë fibra dhe proteina. Nëse vuani nga mëlçia e dhjamosur, rregullisht duhet të kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...