Home Shëndetësi Shkencëtarët e zbulojnë shkasin e rënies së flokëve

Shkencëtarët e zbulojnë shkasin e rënies së flokëve

Shkencëtarët, në bashkëpunim të ngushtë me mjekë të ndryshëm, kanë vërtetuar se janë arsyet biologjike ato pse meshkujve u bien flokët dhe mbesin tullacë.

Shkencëtarët amerikanë kanë eksperimentuar dhe kanë kryer teste në minj dhe në njerëzit që kishin dalë vullnetarë për një hulumtim si ky, për të vërtetuar më pas se ekziston një proteinë, e cila nxit dobësimin e qimes, e më pas edhe rënien e saj.

Revista mjekësore ka botuar të dhëna se tashmë se disa studiues i kanë testuar ilaçet potenciale dhe se po zhvillojnë mënyra të reja për ta luftuar rënien e flokëve te meshkujt, e me këtë rast do ta krijojnë një krem, me të cilin do të trajtohen rastet e ndryshme të rënies së flokëve te meshkujt. Shumica e meshkujve fillojnë t’i humbin flokët gjatë moshës së mesme, përderisa shumica e tyre, apo rreth 80%, deri në moshën 70 vjeçe e humbin shumicën e flokëve.

Rolin kryesor në rënien e flokut te meshkujt e luan hormoni seksual testosteron, si dhe gjenetika. Është një proteinën e veçantë, e cila e lëviz procesin, e më pas hormoni dhe gjenetika shkaktojnë humbjen e flokëve.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Humbja e peshës mund të çojë në zhdukjen e kësaj sëmundje

Diabeti i tipit 2 mund të mposhtet pasi humbja e peshës mund të çojë në një mposhtje të sëmundjes nëse është në fazën fillestare, sipas një studimi të ri në mbi 300 pacientë. Në kongresin e Shoqatës Amerikane të Diabetologjisë (ADA), u konfirmua marrëdhënia midis peshës dhe zhdukjes së sëmundjes të avancuar nga kërkimet e mëparshme. Mbi një e treta e...