Home Shëndetësi Shkencëtarët kanë krijuar bakterin virtual

Shkencëtarët kanë krijuar bakterin virtual

Shkencëtarët kanë krijuar bakterin virtual, i cili imiton mënyrën në të cilën punojnë organizmat. Ky sukses i shkencëtarëve do të përmirësojë të kuptuarit e sëmundjeve të ndryshme dhe ndihmojë në gjetjen e terapive të reja.

Programi kompjuterik i zhvilluar në Universitetin Standford është replikë identike e bakterit Mycoplasma genitalium, duke përfshirë edhe ADN-në e saj dhe të gjithë komponentët tjerë.

Shkencëtarët shpresojnë që ky simulim do të ndihmojë në hulumtimin e sekretit për atë se si funksionojnë qelizat dhe në zbulimin e mostrave gjenetike të sëmundjeve dhe të parashikojë se si terapitë e reja mund të parandalojnë dhe shërojnë sëmundjet.

Për të kuptuar më mirë kompleksitetin e qelizave, profesor Markus Covert dhe ekipi i tij kanë vendosur të krijojnë tërë ciklin të bakterit M. Genitalium, parazitit të transmetuar seksualisht, i cili është zgjedhur për shkak të thjeshtësisë së vet biologjike.

Informatat për biologjinë e baktereve janë marrë nga më shumë se 900 revista shkencore dhe janë programuar në simulimin kompjuterik. Çdo qelizë përbëhet nga gjysmë gigabajt informata.

Shkencëtarët shpresojnë që ky model, të cilin nga interneti mund ta merr çdokush, do të jetë i dobishëm për përdoruesit të cilët hulumtojnë sëmundjet.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...