Home Shëndetësi Shkencëtarët: Obeziteti mund të përhapet edhe te njerëzit e dobët

Shkencëtarët: Obeziteti mund të përhapet edhe te njerëzit e dobët

Shkencëtarët: Obeziteti mund të përhapet edhe te njerëzit e dobëtSipas studimeve të fundit, obeziteti mund të përpahet shumë shpejt edhe te njerëzit e dobët.

Shkëncëtarët besojnë se bakteriet e zorrëve që gjendet te njerëzit obezë, mund të mbijetojnë jashtë trupit dhe të transferohen te njerëzit e dobët, shkruan metro, transmeton koalb.com.

Studimi sugjeron se bakteriet e zorrëve mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë të fjetura në spore. Sipas shkencëtarëve, ato vazhdojnë të qëndrojnë sikurse janë në gjendje letargjie.

Është vlerësuar se 2% e peshës trupore të një personi është e mbushur me bakterie dhe kjo mund të ndikojë te personi tjetër, që nuk është obez.

Bakteriet në zorrë janë të lidhura ngushtë më sëmundjet e sistemit të tretjes.

Dr. Sam Forster, nga ‘Wellcome Trust Sanger Institute’, tha se ekipi hulumtues kanë krijuar një bazë të dhënash të marra nga bakteriet të cilat janë gjetur te njerëzit sëmundje të sistemit të tretjes.

Mendohet se Britania e Madhe ka numrin më të madh të personave obezë në Europën Perëndimore.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...