Home Ushqim Shkencëtarët po mundohen të krijojnë një kripe të re të kuzhinës

Shkencëtarët po mundohen të krijojnë një kripe të re të kuzhinës

Shkencëtarët po mundohen të krijojnë një kripe të re të kuzhinësShkencëtarët amerikanë janë duke punuar në drejtim të krijimit të një kripe të re të kuzhinës, e cila do ta zëvendësojë klorurin e natriumit.

Në të vërtetë ata kanë arritur të krijojnë një kripë që është derivat i dy kripërave nga Mesdheu, një nga Deti i Vdekur dhe një nga Deti i Kuq, të cilët kanë një përqindje dukshëm të zvogëluar të natriumit, madje 66%.

Në vend të deri tash dominuesit, natriumit, në kripën e re në përqendrim të lartë do të jetë kaliumi dhe mineralet e tjera.

Deri tash është i njohur fakti se konsumi i tepruar i kripës çon në një varg sëmundjesh, veçanërisht ato kardiovaskulare.

Derisa konsumimi i kripës së natriumit kufizohet nga ekspertët deri në 2300 mg në ditë, respektivisht 1500 te të sëmurit, konsumi i preferuar i kaliumit është 4700 mg. Kaliumi ndikon edhe pozitivisht në normalizimin e ritmeve të zemrës, parandalimin e gurëve në veshkë dhe në parandalimin e dobësimit të eshtrave.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...