Home Shëndetësi Shkencëtarët: shega mbron nga kanceri i gjirit

Shkencëtarët: shega mbron nga kanceri i gjirit

Shega e ëmbël mund të ketë rol të rëndësishëm në mbrojtjen nga kanceri i gjirit, thonë studiuesit. Shkencëtarët kanë zbuluar se shega kam materie të cilat mund të luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen nga kjo formë e rrezikshme e kancerit.

Studimi më i ri mund të rezultojë me ilaçe të reja, të cilat do të pengojnë zhvillimin e kancerit të gjirit, ndërsa shkencëtarët e cekin rëndësinë e kësaj frute në të ushqyer.

Studimi ka zbuluar se shega përmban elagitaninë – një antioksidues i cili ndalon prodhimin e estrogjenit. Në të vërtetë, ky hormon është më përgjegjësi për rritjen e qelizave kancerogjene.

Ende nuk është e njohur se sa sasi të elagitaninës është e nevojshme për mbrojtje të duhur. Studiuesit kanë paralajmëruar studime të reja, në mënyrë që sa më mirë të shfrytëzohet potenciali i shegës.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...