Shkencëtarët zbulojnë shkakun e skuqjes në fytyrë

Njerëzit të cilët vuajnë nga skuqja kronike e lëkurës së shpejti mund të frymojnë lirisht, ngase, sipas shkencëtarëve të Irlandës, ata tashmë kanë gjetur ilaçin që do të mund ta parandalonte një gjë të tillë.

Problemin e skuqjes së fytyrës e ka një në dhjetë persona, e sidomos këtu mund të theksohen femrat nga mosha 30 deri në moshën 50 vjeçe.

Skuqjen e fytyrës e shkakton çrregullimi në qarkullimin e gjakut nën lëkurë, e në raste më ekstreme mund të vijë deri te shëmtimi i fytyrës. Edhe pse skuqja në fytyrë nuk shkakton dhimbje, ajo mund të shkaktojë ndjenjë të turpit te njerëzit.

Shkencëtarët nga Universiteti Kombëtar në Irlandë kanë gjetur fakte, në bazë të të cilave theksojnë se skuqjen e fytyrës mundet ta shkaktojë bakteri që jeton në lëkurën e fytyrës. Bakteri quhet ‘Demodex’, ka një formë të krimbit dhe zakonisht jeton në lëkurën tonë, duke mos shkaktuar dëme aq të mëdha. Ky bakter ushqehet me yndyrën e lëkurës tonë – me sebum dhe sidomos i tërheq lëkura e yndyrshme përreth hundës, ballit dhe mjekrës.