Home Shëndetësi Shkoi me dhimbje barku në spital, por nuk e priste as vetë...

Shkoi me dhimbje barku në spital, por nuk e priste as vetë atë çka i zbuluan mjekët

Mjekët në Indi u shokuan kur zbuluan një shirit 1.82 centimetra të gjatë, të lidhur pas zorrëve të pacientit, i cili kishte kriza të forta stomaku.

Krimbi gjigant parazitar u nxor nga goja e pacientit në një operacion që zgjati rreth 1 orë.

Mjeku Cyriac Philips, i cili ishte përgjegjës për pacientin, duke folur për “LiveScience” tha se ky ishte shiriti më i gjatë që kishte parë ndonjëherë më parë në një njeri.

Në një raport mjekësor të publikuar nga revista New England Journal of Medicine, mjekët e identifikojnë këtë krimb si taenia solion, ose siç njihet nga pjesa më e madhe, shiriti i derrit, përcjell tvklan.al.

Ky infeksion parazitar shkaktohet nga ngrënia e mishit të pabërë të derrit dhe në shumë raste njerëzit e injorojnë faktin që mund të jenë të prekur, për shkak të mungesës së simptomave.

Por në dita raste, ky infeksion mund të ketë pasoja serioze duke çuar në kriza të forta.3 4 5

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shafrani i Indisë, një bimë çudibërëse

Shafrani i Indisë po konsiderohet si një ilaç në mjekësi. Kjo bimë njihet mijëra vjet më parë në Indi, duke u përdorur përveçse si një erëz aromatike edhe si një bimë mjaft e efektive medicionale me përfitime të shumta shëndetësore. Përbërja shafranit nga kurikumi, ka bërë që shkencëtaret ta krahasojnë kurikumin me medikamente anti- inflamatore, por pa efekte anësore, sidomos për...