Home Ushqim Shmangni patatet e skuqura

Shmangni patatet e skuqura

Patatet e skuqura janë një pasion për shumë njerëz, megjithëse përdorimi tepruar, paraqet pasoja për shëndetin.

Në një studim janë analizuar aktiviteti fizik dhe shprehitë ushqyese të 80.000 vullnetarëve në një periudhë 14-vjeçare.

Hulumtuesit kanë vërtetuar se lidhshmëria më e rëndësishme ndërmjet sëmundjeve të zemrës qëndron me ushqimin i cili përmban acide trans-yndyrore, të cilat zvogëlojnë kolesterolin e mirë dhe e shtojnë të keqin, ndërsa janë të pranishme sidomos te patatet e skuqura.

Sipas kërkuesve të Universitetit të Kalifornisë, kur patatet e para të skuqura arrijnë në stomak, yndyrat bëjnë që të prodhohen endokanabinoide, substanca që “ndezin” sinjalin e urisë. Kjo gjë vlen për të gjitha ushqimet që përmbajnë yndyrë, por që çuditërisht këtë efekt nuk e kanë sheqernat dhe ushqimet me proteina.

Sipas grupit të studiuesve, në të ardhmen mund të bëhet i mundur ndalimi i këtij efekti (veprimit të endokanabinoideve) dhe në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë të heqim dorë nga patatet e skuqura. /Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Mishi i kuq nxit kancerin e zorrëve

Konsumimi i përditshëm i mishit të kuq apo të përpunuar, edhe në sasitë më të vogla, mund të rritë rrezikun e sëmundjeve të rënda të stomakut. Një studim gjashtëvjeçar i Universitetit të Oksfordit me pjesëmarrjen e rreth gjysmë milion grave dhe burrave anglezë të moshës 40 deri 69 vjeç ka treguar se dietat me bazë mishin e kuq shtojnë me...