Shpresa për trajtimin e sëmundjes së Alzhaimerit

Shkencëtarët që po punojnë në zbulimin e të panjohurave të sëmundjes së Alzhaimerit janë të gëzuar për studimin e fundit që ofron njohuri të reja mbi përhapjen e sëmundjes përmes trurit.

Gai Ikin është nënpresident i Fondacionit Amerikan për Ndihmë Mjekësore, i cili ka ndihmuar në financimin e këtyre studimeve.

Ai thotë se studimi ka zbuluar se përparimi i sëmundjes së Alzhaimerit varet nga transferimi jonormal i proteinës së trurit, të njohur me emrin “tau”.

“Brenda trurit tonë, një qelizë mund ta transferojë proteinën ‘tau’ në një qelizë tjetër dhe pastaj qeliza tjetër sëmuret dhe e transferon proteinën ‘tau’ në një qelizë tjetër.

Kjo fillon ta shpjegojë zhvillimin e sëmundjes së Alzhaimerit”. Zoti Ikin thotë se të gjitha studimet nuk sjellin rezultate të reja, por akumulimi i gjetjeve nga shumë studime të mëparshme të Alzhaimerit ka bërë që të kuptohet më mirë mënyra se si kjo sëmundje e dëmton trurin.

“Sëmundja e Alzajmerit i shkatërron indet dhe gradualisht përfshin pjesën emocionale të trurit, mekanizmat tjerë të sensorëve dhe në fund e dëmton kapacitetin e trurit”.