Home Shëndetësi Shpresë për njerëzit me kancer, shkencëtarët zbulojnë “pikat e dobëta” të tij

Shpresë për njerëzit me kancer, shkencëtarët zbulojnë “pikat e dobëta” të tij

Shkencëtarët kanë zbërthyer kancerin në copë të vogla duke gjetur disa “pika të dobëta” të tij, dhe kjo me shumë mundësi shënon një zbulim të madh mbi kancerin, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Në një nga studimet më të mëdha të bëra, hulumtuesit kanë inaktivizuar çdo faktor gjenetik në brendësi të 30 llojeve të kancerit dhe kanë zbuluar 600 gjene, që mund të targetohen nga barna të ndryshme që nuk dëmtojnë qelizat e shëndetshme të trupit siç bëjnë trajtimet e deritanishme.

Trajtimet siç janë kimioterapia gjithmonë manifestohen me efekte anësore si humbja e flokëve, lodhje dhe të përziera. Mirëpo gjetjet e një studimi të fundit të bërë nga “Cancer Research UK” mund të qojnë në zbulimin e një trajtimi të efektshëm dhe pa efekte anësore.

Dr. Fiona Behan, autore i këtij studimi tha për BBC “Kjo është shumë e rëndësishme sepse kohëve të fundit ne e trajtojmë kancerin duke dëmtuar tërë trupin e pacientit”. “Ne ende nuk kemi mund t’i trajtojmë vetëm qelizat e kancerit, andaj gjetja e fundit ka arritur të identifikojë pikat e dobëta të qelizave të kancerit”. Ajo gjjithashtu tha se këto gjetje do të ndihmojnë në krijimin e barnave dhe terapive që targetojnë vetëm qelizat e kancerit dhe pjesën tjetër të trupit e lë të pa dëmtuar.

Hulumtuesit kane ndarë 20.000 gjene në më shumë se 300 modele me kancer. Ata u fokusuan në llojet e kancerit që janë më të shpeshta, siç është rasti me kancerin e mushkërive, zorrëve apo gjirit duke i gjetur disa gjene që janë të rëndësishme për mbijetesën e tij.

Ekipi i ndau vetëm 600 gjene që janë më të rëndësishme dhe më të lehta për t’u trajtuar. Një nga to është e ashtuquajtura  WRN-ja, e cila është e domosdoshme për zhvillimin e disa llojeve të kancerit siç eshte kanceri i zorrëve dhe i lukthit. Nëse  WRN do të arrihet të targetohet përmes barnave dhe trajtimeve atëherë ai nuk do të arrinte të mbijetonte.

Këto gjetje gjithashtu do të ndihmojnë në zhvillimin e një “libre” të quajtur “Cancer Dependency Map”, që paraqet të gjitha pikat e dobëta të të gjitha llojeve të kancerit, dhe kjo do t’ia bënte më të lehtë mjekëve për përcaktimin e një trajtimi të duhur. “Për herë të parë ne kemi arritur të grumbullojmë këtë sasi të informacioneve mbi gjenomin e llojeve të kancerit dhe kjo është shumë premtuese për zhvillimin e trajtimeve dhe luftimin e kësaj sëmundje” tha Dr. Francesko  Lorio, pjesëmarrës i këtij studimi.

Një në dy njerëz do të kenë simtpoma të kancerit në një pikë të jetës së tyre. Kanceri është shkaku kryesor i 1 në 4  vdekje në Britaninë e Madhe.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Mishi i kuq rrit rrezikun për vdekje të hershme

Duke e rritur konsumimin e mishit të kuq ju jeni duke rritur rrezikun për vdekje të hershme, shkruan News Harvard, transmeton Gazeta Express. Njerëzit, të cilët kanë rritur konsumimin e mishit gjatë 8 viteve të fundit janë më të rrezikuar për vdekje, në krahasim me njerëzit të cilën nuk konsumojnë shumë mish të kuq. Kjo sipas një studimi të fundit...