Home Këshilla për Prindër Shqetësime rreth mos vaksinimit të fëmijëve

Shqetësime rreth mos vaksinimit të fëmijëve

Mes mjekëve ekziston shqetësim në rritje rreth prindërve që nuk vaksinojnë fëmijët e tyre. Ekspertët thonë se shmangja e vaksinave bazë është ide e keqe.

Të dhënat e mbledhur nga një studim mbi imunizimin në shkallë vendi, tregojnë se fëmijët e vegjël të cilët nuk janë vaksinuar mund të jenë më të prekshëm nga sëmundjet. Në studim u morrën në shqyrtim rreth nëntë mijë fëmijë të moshave nga 19 muaj deri në 3 vjeç.

Mes vaksinave bazë që rekomandohen nga mjekët pediatër janë ato kundër difterisë, tetanozit, kollës së mirë, rubeolës, fruthit. meningitis, poliomelitit dhe hepatitit B.

Nga viti 2003 deri më 2008, numri i prindërve që vonuan ose nuk pranuan vaksinimin e fëmijëve të tyre u rrit nga 22 përqind në 39 përqind. Kjo erdhi si pasojë e arsyeve të ndryshme, si p.sh. kur fëmija ishte i sëmurë; kur prindërit mendonin se vaksinat ishin të shumta; dhe dyshimet rreth efektshmërisë dhe shqetësimeve mbi pasojat anësore, përfshi autizmin.

Studimi arrin në përfundimin se punonjësit e shëndetit publik duhet të sigurojë më shumë materiale edukativë rreth vaksinave dhe të kontaktojnë rregullish prindërit që ngurrojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...