Home Këshilla Seksuale Shqetësimi i vajzave: Si t’ia bëjnë nëse është tepër i madh?

Shqetësimi i vajzave: Si t’ia bëjnë nëse është tepër i madh?

Shqetësimi i vajzaveKur femrat e shohin mashkullin me organin e madh seksual, ato dyshojnë se a do të ketë mundësi fare që ta pranojë vagina e tyre. Mirëpo, seksi me të, nuk do thotë që të jetë patjetër përvojë e pakëndshme.

Meshkujt zakonisht janë xhelozë ndaj atyre të cilët kanë penis më të madh, mirëpo e vërteta është që femrat janë më të lumtura me penisin e madhësisë mesatare.

Nëse do të keni “punë” me organin e madh seksual, është shumë me rëndësi që mendja dhe trupi të jenë të relaksuar. Disa femra gabojnë kur mendojnë se alkooli do t’u ndihmojë që të relaksohen. Alkooli ju dehidron dhe niveli juaj natyror i lubrifikimit ulet – dhe ky është problem serioz nëse keni “punë” me penis të madh.

Provoni lubrifikantet me bazë uji, sepse shanset janë të vogla që të merrni ndonjë infeksion nëse i përdorni ato.

Pozat të cilat duhet shmangur
* Nga prapa, sepse pothuajse gjithmonë mashkulli stimulohet që të penetrojë më fuqishëm, gjë që shkakton shumë dhembje nëse e ka penisin të madh.
* Të gjitha pozat të cilat kërkojnë ngritjen e këmbëve mbi kokë, në mënyrë që të pamundësoni penetrimin e thellë.
* Të gjitha pozat në të cilat mashkulli ka kontroll të plotë – me përjashtim nëse i besoni shumë dhe ai është i kujdesshëm dhe penetron me butësi.
Pozat e përshtatshme
* Ju qëndroni sipër, sepse në këtë mënyrë mund të kontrolloni thellësinë dhe tempin. Vetëm mos lejoni që t’ju kapë për kërdhokulla dhe në mënyrë të vrazhdë të lëvizë lart-poshtë.
* Poza misionare është e mirë, aq më parë nëse i afroni këmbët në mënyrë që ta pengoni që të penetrojë thellë. * Gjithashtu mund t’ju shohë grimasat e fytyrës nëse ju shkakton dhembje.
* Anash është gjithashtu pozë e përshtatshme, sepse nuk mund të penetrojë thellë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatë ushqime për pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm. Çaji Jeshil Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin...