Home Shëndetësi Barnat gjatë shtatzënisë

Barnat gjatë shtatzënisë

Nganjëherë gjatë shtatzënisë ndihesh se ke nevojë të marrësh ndonjë bar kundër dhimbjeve. Por  këto barnat e zakonshme kundër dhimbjeve, si Paracetoamol, Ibobrufen dhe Aspirin, a janë të sigurta për tu marrë gjatë shtatzënisë? Dhe çka për medikamentet tjera?

Disa lloje të medikamenteve mund të kalojnë placentën dhe futen në rrjedhën e gjakut të foshnjës. Kështu munden të lëndojnë foshnjën ose të pengojnë zhvillimin normal.

Barnat e ndryshme kanë efekte të ndryshme në faza të shtatzënisë. Disa prej tyre janë veçanërisht të rrezikshme në fillim të shtatzënisë – thalidomide për shembull është përdor për shërim të vjelljes së mëngjesit, që do të thotë se është marrë në kohën e shtatzënisë atëherë kur gjymtyrët zhvillohen dhe atëherë kur ndodhin ndryshime tjera zhvilluese. Disa barna tjera janë më të dëmshme në fazat e mëvonshme të shtatzënisë apo mund të pengojnë edhe në lindje.

Shpesh gratë shtatzana marrin medikamente para se ta mësojnë se janë shtatzënë. Nëse po provon të mbetesh shtatzënë, apo ekziston mundësia që ti të kesh mbetur shtatzënë, ju gjithmonë duhet të vizitoni mjekun tuaj dhe të bisedoni rreth medikamenteve që merr dhe medikamenteve të reja që të janë përshkruar.

Barnat e marra ka fundi i shtatzanis apo gjatë lindjes, duke përfshirë këtu barnat anestezike që përdoret gjatë lindjes me prerje cezariane, mund të ndikojnë tek foshnja edhe pas lindjes. Shumica e barnave kundër dhimbjeve dhe barnave anestezike mund ta bëjnë beben të përgjumur, diçka që mund të pengoj për ta ushqyer qysh herët pas lindjes.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pirja e duhanit çon në këtë gjendje vdekjeprurëse

Gratë duhanpirëse rrezikohen nga zgjerimi (aneurizmi) i aortës së barkut, arteria më e madhe në trupin e njeriut, në krahasim me ato që nuk kanë pirë duhan kurrë. Kjo është një tjetër pasojë e pirjes së duhanit në një seri të njohur tashmë. Në një studim klinik, shkencëtarët raportuan që gratë duhanpirëse kishin katër herë më shumë të ngjarë të...