Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna Shtatëzania dhe shëndeti mendorë i fëmijës

Shtatëzania dhe shëndeti mendorë i fëmijës

Sipas studiuesve të Universitetit të Kembrixhit, rreziku, që njeriu të zhvillojë ankth dhe depresion, mund të gjurmohet pas në kohë, që në ngjarjet që e kanë shoqëruar embrionin në mitrën e nënës.

Ian Colman dhe kolegët në Departamentin e Psikiatrisë përdorën të dhëna nga Medical Research Council National Survey of Health and Development, ku përfshinë 5362 njerëz të lindur në 1946.

Duke u bazuar në matjet e kryera gjatë jetës së pjesëmarrësve në studim, deri në moshën 53 vjeçare, studiuesit identifikuan 6 trajektore të ndryshme të përshkuara gjatë jetës. 45 % e të vëzhguarve nuk kishin shfaqur simptoma gjatë jetës së tyre, 33.6 % kishin shfaqur simptoma të lehta, 11.3 % kishin sfaqur disa simptoma gjatë adoleshencës dhe më pak gjatë moshës së pjekurisë, 5.8 % kishin shfaqur simptoma në adoleshencë por ato ishin zhdukur gjatë moshës së pjekurisë, 2.9 % kishin disa simptoma në adoleshencë dhe kishin vuajtur nga simptoma të forta gjatë moshës së rritur dhe 1.7 % ishin shoqëruar vazhdimisht nga simptoma të rënda gjatë jetës së tyre.

Gjatë këtij studimi rezultoi që sa më shpejt të ngrihet fëmija në këmbë dhe sa më herët të fillojë të eci, aq më pak ka predispozitën të preket nga siptoma të ankthit dhe depresionit gjatë jetës së tij.

Gjithashtu Dr. Colman vë theksin në rëndësinë që luajn ngjarjet, që shoqërojnë nënën gjatë shtatëzanisë, në shfaqjen e siptomave të ankthit dhe depresionit gjatë jetës. Sa më e shëndetshme të jetë periudha e statëzanisë së nënës, aq më e shëndetshme do të jetë shëndeti i fëmijës gjatë jetës së tij.

Sigurisht ky është një element në grupin e madh të faktorëve që mund të shkaktojnë ankthin dhe depresionin, siç janë trashëgimnia, traumat apo ngjarjet stresuese gjatë jetës, sëmundjet fizike, etj.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Testi i gjakut mund të identifikojë “mbi 50 lloje të kancerit”

Shkencëtarët kanë thënë se një test i thjeshtë i gjakut mund të identifikojë 50 lloje të kancerit, zakonisht përpara shfaqjes së simptomave të para. Ekspertët shpresojnë se kjo gjë do të mund të ndihmonte në zbulimin e tumoreve më herët, kur ata janë të trajtueshëm. Ekipi që ka ardhur në këtë përfundim ka thënë se 99 për qind e rezultateve të...