Shtatëzania dhe Herpesi Gjenital

herpesi dhe shtatzaniaHerpesi Gjenital është një sëmundje që mund të ngjitet me anë të marrdhënieve seksuale.  Nëse ju jeni të infektuar me Herpes Gjenital gjatë shtatëzanisë fëmija juaj është shumë i rrezikuar, ndaj kësaj sëmundjeje, dhe pasojat mund të jenë fatale pasi  foshnja mund të lindë i verbër.

Rreziku i transmetimit është tepër i lartë egzistojnë dy lloje të herpes virusit të cilët mund të shkaktojnë herpesin gjenital: HSV1 shfaqet si puçrra të vogla të kuqe në buzë dhe mund të zgjerohet në gjenitale gjatë seksit oral. HSV2  është shkaktari më i shpeshtë i herpesit gjenital, i cili bartet me kontaktin direkt me personin e infektuar.
Nje femër shtatëzënë gjithsesi duhet të vizitohet tek gjinekologu i saj, në mënyrë që të marrë kurën e duhur. Një mundësi tjetër është edhe lindja e foshnjes me operim çezarian çka do të mund të parandalonte çdo rrezik të mundshëm për foshnjen.

 

KËSHILLA TË NGJASHME