Shtatzënia e hershme

Të gjitha ato gra që duan të mbeten shtatzëna, duhet t’i kushtojnë një vëmendje të jashtëzakonshme të ushqyerit adekuat, shëndetit në përgjithësi, si dhe aktivitetit fizik.

Në këtë drejtim mund t’ju ndihmojë edhe biseda me mjekun, i cili ua jep të gjitha këshillat dhe udhëzimet e nevojshme. Pasi që të keni mbetur shtatzënë, kujdesi duhet të rritet edhe më shumë.

Duhet që të përpiqeni që menyja juaj të jetë sa më e pasur me thartirë folike, të cilën e merrni me ushqime në formë të flluskave (kornfleks) të drithërave, me fasule dhe bizele.

Kjo thartirë ndihmon në mbrojtjen e fëmijës që keni në bark nga komplikimet e mundshme të trurit dhe boshtit të kurrizit. Gjinekologu me gjasë do t’ju përshkruajë edhe tableta të kësaj thartire.

A duhet të hani peshq?
Shumë shtatzëna janë në dilemë, të hanë apo të mos hanë peshq gjatë shtatzënësisë.
Dihet se disa peshq përmbajnë sasi të konsiderueshme të zhivës, e cila mund ta dëmtojë sistemin nervor të fëmijës, duke shkaktuar më vonë probleme me mësim.

Por, nuk duhet lënë pas sysh as të dhënën që peshqit janë burim i pasur i thartirave yndyrore omega-3, të cilat janë mjaft të dobishme për beben dhe për ju.
Prandaj, nëse ende nuk dini a të hani peshq apo jo, ju këshillojmë që të hani, por duke evituar peshqit që kanë sasi të madhe të zhivës, sikur që janë salmoni, tuni i konservuar etj.