Home Shëndetësi Si duhet të ushqehen diabetikët

Si duhet të ushqehen diabetikët

Përsonat që vuajnë nga sëmundja diabetit duhet të jenë të kujdesëshëm me ushqimin. Planifikimi sa më i mirë i racioneve ditore do t’a forcojë imunitetin njerëzor për t’u përballur me këtë sëmundje. Planfikimi ka të bëjë me organizimin kohor të kosnumimit të ushqimit, një regjim të rregullt i cili do t’ju ndihmojë të kontrolloni sasinë e sheqerit, të ulni presionin e gjakut, nivelin e kolesterolit dhe mbajtjen e peshës trupore ideale.

Të sëmurit me diabet duhet të kenë kujdes që të mbajnë një dietë të ekuilibruar në raport me terapinë antidiabetike, si dhe nga marrja e insulinës. Aktiviteti fizik do t’ju ndihmojë të mbani një nivel të qëndrueshëm të sheqerit në gjak.

Ushqim i shëndetshëm është ai që pakëson komplikimet në zemër, sulmin cerebral. Këto ushqime janë; zarzavatet, dritherat, frutat, prodhimet e qumështit pa yndyrë, fasule, pula, mish dhe peshk. Jepni përparësi produkteve të freskëta.

Rekomandimet kryesore; kontrolloni peshën, dhe vendosni një qëllim vetës për të arritur një peshë ideale. Konsumoni ushqim me fibra bimore dhe me pak përmbajtje sheqeri. Ushqim me më pak yndyrë, ndalohet rreptësisht përdorimi i alkolit, duhanit dhe purove. Çdo ditë duhet të bëni aktivitet fizik.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...