Si fitohet diabeti?

Diabetes mellitus në popull njihet si sëmundje e sheqerit. Në esencë diabeti ka të bëjë çrregullim të shfrytëzimit të insulinës nga qelizat e trupit të njeriut.

Insulina është hormon që prodhohet në pankreas. Pankreasi është një organ i vendosur pas lukthit dhe zorrës dymbëdhjetëgishtore.

Ushqimi i konsumuar, në lukth dhe zorrë zbërthehet në glukozë. Glukoza (sheqeri) “thithet” në gjak dhe dërgohet në qelizat e trupit tuaj për t’u përdorur për energji.

Insulina vepron si “çelës” për të ndihmuar sheqerin për të hyrë në qeliza. Pra, nëse nuk ka insulinë të mjaftueshme, ose nëse ajo nuk është efektive, sheqeri nuk hynë në qeliza dhe do të rritet në gjak.

Tipi 2 i diabetit shfaqet në familje të caktuara. Anëtarët e këtyre familjeve kanë besueshmëri më të lartë se do të zhvillojnë diabet, në krahasim me popullatën tjetër.

Me fjalë të tjera, nëse dikush në familjen e ngushtë ka diabet, rreziku se kjo sëmundje do të zhvillohet edhe te ju është relativisht e lartë. Qelizat e njerëzve obez e kanë më vështirë të përdorin insulinën.

Ky fenomen quhet rezistenca në insulinë. Në këto raste, pankreasi prodhon më shumë insulinë që të “kompenson” këtë rezistencë. Kështu në gjak ka më shumë glukozë se që duhet dhe më shumë insulinë se zakonisht!