Home Këshilla për Prindër Si luftohet diabeti me qumeshtin e gjirit

Si luftohet diabeti me qumeshtin e gjirit

Studimet e kohëve të fundit kanë treguar se ushqimi i foshnjave me qumësht gjiri ndihmon jo vetëm për mirërritjen e tyre, por edhe për pakësimin e rrezikut të diabetit tek nënat.

Sipas shkencëtarëve nëse një grua i jep për një kohë sa më të gjatë të mundshme qumësht gjiri foshnjës së saj, ka të ngjarë të pakësojë dukshëm rrezikun e prekjes nga diabeti në të ardhmen.

Në një studim të kryer pranë spitalit Brigham, morën pjesë 150 gra dhe u vu re se ushqimi i foshnjave me qumësht gjiri për një vit, ul 15 për qind rrezikun e prekjes së nënave nga diabeti.

Sipas studimit, nëse një nënë ka dy fëmijë dhe që të dy i ushqen me qumësht gjiri derisa secili prej tyre të bëhet 1 vjeç, kjo nënë e ul me 30 për qind rrezikun e prekjes nga diabeti. Po ashtu zvogëlon mundësinë që të kalojë në mbipeshë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pse duhet t’i konsumojmë hithrat?

Hithra rekomandohet për trajtimin e disa sëmundjeve dhe është një nga bimët natyrale medicinale më të zakonshme. Hithrat që rriten dhe nisin të lulëzojnë nga stina e pranverës e deri në vjeshtë janë shumë të dobishme për shëndetin e përgjithshëm. Po ashtu, nëse nuk e keni ditur, hithra përdoret edhe për masazh kundër dhimbjeve reumatike, gjë që nisi të përdorej fillimisht...