Si mund të ndikojë poshtërimi i nxënësit në klasë nga mësuesi

mesuese Poshtërimi i dinjitetit të një nxënësi krijon një situatë tensioni te pjesa tjetër e klasës. Kjo situatë tensioni inicohet se nxënësit duke pasur status të njëjtë, shikojnë se me lehtesi mund tu poshtërohet statusi i tyre. Si rrjedhin, të gjithë nxënësit në klasë mund të ndjehen jenë të poshtëruar. Mësuesi i ndodhur përpara kësaj situate, për të përballuar sjelljen e nxënësve mund të përdori sakrkazmen duke e shfaqur me elementë ironie mbi. një nxënës apo mbi të tërë klasën. Por disa herë mesuesi mund të poshtërojë një nxënës thjesht edhe për sjellje të tilla se ai pa jashtë dritares apo se pyeti shokun prapa, se kur bie zilja. Mësuesi në të tilla raste kërkon që nxënësi ta pronojë vetë ai se e bëri këtë veprim për këtë qëllim apo për këtë arsyes. Por kjo këtrkesë e mesuesit, ngandonjëherë mund të mos pranohet nga nxënësi, e në raste të tilla mësuesi mund të shprehi një sens humbje gjakftohtësie. Pasoja e humbjes së gjakftohtësisë është tendenca për ta poshtëruar nxënësin duke inicuar një situatë tensioni midis tij si mësues e nxënësve në klasë.

KËSHILLA TË NGJASHME