Home Këshilla të ndryshme Si ndikojnë ushtrimet në gjenetikë?

Si ndikojnë ushtrimet në gjenetikë?

Ushtrimet e përditshme mund të ndryshojnë ADN-në tuaj. Dhe kjo është mirë për ju! Vetëm disa minuta ushtrime intensive çdo ditë mund të ndikojnë në trashëgëminë tuaj gjenetike.

Ndryshimet në sjelljen tuaj do të reflektojnë edhe në kimikatet tuaja në organizëm. Ato janë pikërisht përgjegjëse për rregullimin dhe aktivizimin e strukturave të caktuara të ADN-së.

Kështu trupi juaj në mënyrë adekuate do të reagojë në përpjekjet tuaja fizike duke iu përshtatur ADN-në rrethanave. Kjo do të thotë që do dobësoheni më lehtë dhe do të jeni më të shëndetshëm.

“Shpesh  themi që jeni çfarë hani. Ndërsa muskujt do t’i përshtaten asaj çka hani. Nëse nuk i përdorni, do t’i humbni”, thonë hulumtuesit nga Instituti Karolinska në Stockholm. Nga ana tjetër nëse ushtroni trupi do të bëjë çdo gjë për t’iu ndihmuar që të jeni edhe më të mirë në këtë gjë.

Është interesante se si kafja ka treguar efekt të ngjashëm, por duhet t’i pini rreth 100 filxhanë për efekt të mirë. Pak shumë madje edhe për ju apo jo?

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...