Home Këshilla të ndryshme Si ndikon ajri i thatë në organizem

Si ndikon ajri i thatë në organizem

Studimet kanë zbuluar që ajri i thatë ka katër ndikime kryesore në organizmin e njeriut:

1. Thithja e ajrit të thatë është rrezik i mundshëm për shëndetin, që mund të shkaktojë sëmundje të frymëmarrjes siç janë astma, bronkiti, sinusi, gjakderdhja nga hunda ose dehidrimi i përgjithshëm, sepse zvogëlohet sasia e lëngjeve trupore gjatë frymëmarrjes.

2. Avullimi i lagështisë nga lëkura mund të shkaktojë acarim të lëkurës dhe kruajtje të syve.

3. Nëse është e ulur lagështia e ajrit, arrihet deri te elektricitet statik – tronditja e lehtë me rastin e prekjes së metalit.

4. Temperatura “subjektive” e ajrit është më e ulët se ajo të cilën e tregon termometri, trupi ka më shumë të ftohtë.

Për të kompensuar mungesën e lagështisë në ajër, mushkëritë prodhojnë më shumë mukozë. Dhe mu kjo mukozë e dendur shtesë mund të krijojë probleme për të sëmurit nga astma. Mënyra më e thjeshtë që të parandalohet një gjë e tillë është pirja e sasive të mëdha të ujit.

Natyrisht, kjo nuk do të thotë që të pini shumë ujë gjatë vetë sulmit të astmës. Gjithmonë përdorni ilaçet të përshkruara nga mjeku në mënyrën të cilën ai ua ka sqaruar. Problemi i ajrit të thatë mund të zvogëlohet me rritjen e lagështisë relative të hapësirës së mbyllur me ndihmën e lagështuesve të ajrit, përmes avullimit të lëngjeve nga enë të ndryshme.

Mund të ndihmojnë edhe peshqirët e lagur të vendosur në radiatorë. Përveç kësaj, sa më e ulët të jetë temperatura e dhomës, aq më lehtë arrihet lagështia e dëshiruar e ajrit. Blini një hidrometër i cili do t’ju ndihmojë në vërtetimin e lagështisë së ajrit.

Ndjenja subjektive e ngrohtësisë dhe lagështia

Sa i përket ndjenjës subjektive të ngrohtësisë, ajo varet nga lagështia e një hapësire dhe mund të ndryshojë edhe nga pesë ose gjashtë gradë në temperaturë të njëjtë, në rast se lagështia brushon prej 10 deri në 80 për qind. Në fakt për shkak të avullimit, trupi i njeriut ftohet kur është i ekspozuar ndaj ajrit të thatë. Ndjenja e të ftohtit zvogëlohet me zvogëlimin e lagështisë.

Për shembull, në temperaturë prej 21 gradësh Celsius personi do të ndjejë të ftohtë më të madh nëse hyn në një dhomë me ajër të thatë pas daljes nga banja plot lagështi. Për shembull, temperatura e ajrit prej 24 °C me lagështi relative prej 0 për qind njerëzit e ndiejnë sikur të ishte 21 °C. Te lagështia relative prej 100 për qind temperatura e njëjtë ndihet sikur të ishte 27 °C.

Temperatura e përshtatshme arrihet në 23 gradë me lagështi relative të ajrit prej 20 për qind ose në 21 gradë me lagështi të ajrit prej 80 për qind. Lagështia relative e ajrit prej 20 për qind është e zakonshme gjatë muajve të dimrit nëpër shtëpi pa lagështues ajri në të cilat është e aktivizuar ngrohja.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...