Home Shëndetësi Si ndikon anemina në shtatëzani

Si ndikon anemina në shtatëzani

shtatzania_674892762Anemia eshte mungese gjaku, respektivisht numri i vogel i rruzave te kuqe. Zakonisht shkaku i anemise eshte mungesa e hekurit ne organizem.

Hekuri eshte element me rendesi ne formimin e hemoglobines.

A paraqitet anemia cdo here ne shtatezani?

Anemia nuk paraqitet ne cdo shtatezani, por shpesh haset ne grate shtatezena keshtu qe mund te themi qe 20 % e shtatezenave kane anemine. Vjen deri te anemia per shkak se fetusit per ndertimin e qelizave dhe hemoglobines i nevojitet hekuri, te cilin e merr nga nena.

Shtatezenat zakonisht behen anemike ne tremujorin e dyte te shtatezanise, sepse atehere rritet nevoja e foshnjes per hekur.

Sa eshte e rrezikshme eshte anemia ne shtatezani?

Anemia e lehte nuk e rrit rrezikun per lindje te parakohshme, sepse natyra ka krijuar shume menyra se si ta mbroje foshnjen nga pasojat negative te anemise. Nese e zbuloni me kohe qe jeni anemike dhe filloni me terapine e pershkruar nga mjeku juaj per mungese hekuri, atehere nuk keni nevoje qe te shqetsoheni.

Megjithate, ne disa raste, kur eshte fjala per anemi te rende, mund te kete edhe komplikime:

– Lindje e parakohshme;

– Ndalim zhvillimi i fetusit/foshnjes;

– Perkeqesim i gjendjes ne humbjen e gjakut gjate lindjes, ku vjen deri te transfuzioni i gjakut,

– Rrit mundesine per infeksione gjate lindjes.

Cilat jane simptomet e anemise ne shtatezani?

Simptomat e anemise jane:

-Dobesim, marramendje, lodhje, ndjenje mungese ajri;

-Zbehje apo zverdhje e lekures;

-Aritmi

-Dhimbje koke dhe harrese

-Mundim

-Dhembje afer abdomenit

Megjithate, rrallehere mund ta vleresoni veten qe jeni anemike, sepse gjate shtatezanise keto simptome jane te evidentuara si shume normale. Ndonjehere shtatezena nuk ka asnje simptom. Per kete arsye nese dyshoni qe jeni anemike atehere duhet ti drejtoheni gjinekologut tuaj, i cili do t’ju udhezoje per analiza te gjakut.

Si sherohet anemija ne shtatezani?

Nese jeni anemike, atehere mjeku sigurisht do t’ju pershkruaj preparate hekuri, te cilat duhet t’i konsumoni cdo dite.

Hekurin duhet ta merrni me ushqim, sepse ashtu do ta parandalonit mundimin. Mos e konsumoni me qumesht, sepse kalciumi parandalon absorbimin e hekurit. Me se miri eshte ta konsumoni me ndonje leng portokalli apo leng tjeter me vitamin C.

Gjithashtu, hekurin do te duhej ta merrni ne kombinim me acidin folik.

Kam qene anemike edhe para shtatezanise…

Shume gra fillojne shtatezanine me anemi. Arsyet mund te jene nga me te ndryshmet:

Mbajtja e  femijes, si pasoje e se ciles vjen deri te mungesa e vitaminave dhe mineraleve, dallimi ne mes dy shtatezanive me i shkurter se dy vjet, menstruacione jo te rregullta

Nese keni qene edhe para shtatezanise anemike, duhet t’i tregoni gjinekologut tuaj.

Krahas konsumimit te hekurit, do te duhej te konsumoni ushqime te ndryshme te cilat jane te pasura me hekur sic jane: spinaqi, brokoli, bizelet, fasulet, vezet, orizi, kumbullat e thata, leng vishnje.

A egziston ndonje paraqitje e anemise ne shtatezani?

Per ta parandaluar paraqitjen e anemise ne shtatezani, ndiqni keshillat ne vazhdim:

konsumoni ushqim te pasur me hekur: veze, peme, fasule

konsumoni ushqim te pasur me acid folik : fasule, gjalp nga kikiriki, kepurdha, brokoli, shpargull

konsumoni ushqim te pasur me vitamin C: limon, portokall, perime te fresketa (te pa ziera) te cilat ndihmojne ne absorbimin e hekurit

konsumoni rregullisht preparatet prenatale me vitamina e minerale te cilat ju pershkruan mjeku

mos perdorni kafeinen ( kafe, caj) sepse e veshtiresojne absorbimin e hekurit.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...